Përforcohet Vllaznia, vjen Campironi

Përforcohet Vllaznia, vjen Campironi
Tashmë është zyrtare. Gianmarco Campironi do të lërë Ciason dhe do të trasnferohet te Vllaznia në superligën shqiptare.

25-vjeçari Campironi, i cili ka një karrierë afro 7-vjeçare si portier në ekipet italiane do të jetë një nga prurjet e reja të kompanisë “Gea Sport”, e cila po menaxhon skuadrën e Vllaznisë.

Kjo kompani po bën merkato me futbollistë të huaj kryesisht me ata që luajnë në Itali.

Camipironi është një përforcim i rëndësishëm në katërkëndorin e kuqebluve dhe do të luftojë me portierin aktual Selimaj për të zënë një vend titullari.

Në dy ndeshjet e para të superligës Vllaznia ka siguruar një humbje dhe një fitore, Campironi është futbollisti i radhës që kjo kompani ka ofruar te Vllaznia.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin