Përfundojnë Lojërat Olimpike
në Kore, triumfon Norvegjia

Përfundojnë Lojërat Olimpike<br />në Kore, triumfon Norvegjia<br>
Kanë përfunduar Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut. Norvegjia është shteti që ka triumfuar në “Pyeongchang 2018”, duke grumbulluar më shumë medalje se çdo delegacion tjetër, 39. Jo vetëm kaq, por ky shtet ka fituar së bashku me Gjermaninë, që u rendit e dyta, me shumë medalje të arta 14, të shoqëruara edhe nga 14 të argjendta e 11 bronzi.

Gjermania grumbulloi në total 31 medalje (14/10/7), ndërsa në vendin e tretë u rendit Kanadaja, me 29 medalje në total (11/8/10) e më pas u klasifikuan Amerika e Holanda, që plotësojnë renditjen e “top-5” shteteve me më shumë medalje në këtë Olimpiadë që u organizua në Korenë e Jugut.

Rusia, që në këtë Olimpiadë garoi si e pavarur, grumbulloi 17 medalje, nga të cilat 2 të arta, ndërkohë që po 17 medalje mori edhe vendi organizator, 5 prej të cilave ari. Sot, u zhvillua edhe ceremonia e mbylljes së këtij eventi olimpik dimëror. Edicioni i ardhshëm i Olimpiadës do të jetë në vitin 2022, në Pekin.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron