Ka përfunduar autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviç, i vrarë sot rreth orës 08:00 në Mitrovicën e Veriut, ka përfunduar. Në trupin e tij janë gjetur 6 predha të një arme të vogël. Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, ka deklaruar se kanë nisur hetimet për zbardhen e plotë të ngjarje deri në zbulimin e autorëve të vrasjes.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com