Përfundon telenovela ‘Pogba’
francezi drejt Manchester United

Përfundon telenovela ‘Pogba’<br />francezi drejt Manchester United
Mesfushori i Juventusit Paul Pogba është shumë pranë transferimit te Manchester United, pas një marrëveshjeje e cila pritet të bëhet zyrtare 48 orët e ardhshme.

 Për të arritur në një vendim përfundimtarë,  drejtori i bardhezinjëve Giuseppe Marotta, ai i djajve të kuq Ed Eoodward si dhe menaxheri i Pogba,  Mino Raiola janë parë në një takim në Milano.

Pala angleze ofron 110 euro për të nisur bisedimet, dhe gjithashtu janë gati të nënshkruajnë një kontratë 5 vjeçare me francezin, nëpërmjet të cilës Pogba do të përfitojë 13 mln euro në sezon, plus bonuset. 

Megjithëse Juventus ka kërkuar 120 mln euro, mesa duket ‘Zonja e vjetër’ është gati të pranojë ofertën e Djajve të kuq. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur