Përgatitjet anti-Portugali, Shqipëria
shkatërron modestët e Racing 6-1

Përgatitjet anti-Portugali, Shqipëria<br />shkatërron modestët e Racing 6-1
Shqipëria ka fituar 6-1 në ndeshjen miqësore kundër Racing Club Villabes në stadiumin “Municipal A Magdalena” në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjen kundër Portugalisë duke provuar shumë futbollistë dhe disa skema të nevojshme për ndeshjen zyrtare.

Në takimin që ka filluar në orën 18.00, djemtë kuqezinj të drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi, kanë performuar duke patur si qëllim kryesor përgatitjet për ndeshjen kundër Portugalisë. Modestët e kategorisë së tretë Racing Club Villables janë ndëshkuar që në pjesën e parë, kur kombëtarja shqiptare e ka mbyllur atë 2-0. Në të dytën janë shënuar edhe 5 gola të tejrë dhe ndeshja ka përfunduar 6-1.

“Kjo ishte një ndeshje stërvitore, ku ne synuam që të shikonim në kushte modeste loje futbollistët tanë. Sigurisht, që kemi ende kohë për të vendosur por tashmë jemi shumë më të qartë, për të ndërtuar një strategji sa më efikase për ndeshjen me Portugalinë më 7 shtator, duke përcaktuar edhe një pjesë të atyre që do të jenë të gatshëm”-deklaroi trajneri Xhani Biazi.
 
Shqipëria aktivizoi në nisje të ndeshjes, këtë formacion: Berisha, Agolli, Cana, Leniani, Hysaj, Mavraj, Abrashi,  Xhaka, Kukeli, Roshi, Balaj .

Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe këta futbollistë: Salihi, Gashi, Cikalleshi,  Shehi, Vila, Lila, Bulku, Curri, Kapllani, Kaçe, Shala, Vajushi.
 
Golat u shënuan nga Roshi ’25, Xhaka ’26, Kapllani’ 55, Shala ’80, ’88, Cikalleshi ’86


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit