Akademia e Filmit Amerikan ka premtuar se ceremonia e 85-të e ndarjes së çmimeve Oskar do të jetë një event shumë elegant dhe joshes, ku yjet e kinematografisë do të shndrrisin në tapetin e kuq të Teatrit “Dolby”.
Edhe këtë vit modelisti Marc Friedland ka ideuar zarfet elegante për shpalljen e çmimive Oskar, ku mbi to janë shkruar emrat e kategorive të çmimit më prestigjoz të filmit të Hollivudit.

Zarfet janë krijuar nga letër e llustruar ngjyrë ari dhe sipër saj janë shkruar kategoritë si Filmi më i mirë, Regjia më e mirë, Aktori më i mirë, si dhe kategori të tjera të rëndësishme.
Ceremonia zyrtare e cila do të zhvillohet më 24 shkurt është një nga ceremonitë e ndarjes së çmimeve më të shquar në botë dhe do të jepet drejtpërdrejtë në televizion në më shumë se 200 vende.

Drama e Steven Spielberg, "Lincoln", dominon listën e nominimeve për çmimet Oscar për vitin 2013. Filmi ka marrë 12 nominime në total, duke lënë pas "Life of Pi" të regjisorit Ang Lee me 11 nominime.
Ceremonia e parë e Academy Award u mbajt në 16 maj, 1929, në Hotel Roosevelt në Hollywood, për filmat e shfaqur gjatë viteve 1927 – 1928.
(l.c/xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com