TIRANE - Dy të vdekur dhe tetë të plagosur është bilanci i 5 aksidenteve që kanë ndodhur në rrugë të ndryshme të vendit tonë. Sipas policisë, shkak i aksidenteve është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet apo humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
Aksidenti i parë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku shpejtësia e lartë me të cilën mjeti udhëtonte ka lënë të vdekur në vend Shpëtim Tepshi 62-vjeçarin që drejtonte një BENZ me targa Dr 5269 D. Shoferi i automjetit është përplasur në rrethrrotullimin e Shënvlashit me trafikndarësen dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Aksidenti ka ndodhur në orën 4:00 të mëngjesit të djeshëm. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, paraprakisht njoftoi se burim i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën mjeti udhëtonte.
Gjithashtu një person tjetër ka mbetur i vdekur por këtë herë në një aksident automobilistik, në aksin rrugor Milot- Rubik. Aksidenti ka ndodhur pranë lagjes së Skelajve, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i tij. Burime nga policia lokale kanë bërë me dije se viktima është shtetasi Antonio Keqi, 40 vjeç. Ndërkaq uniformat blu të Milotit kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ndërsa një grua shtatzënë është plagosur në një aksident në Tiranë. Policia tha se një automjet ka përlasur aksidentalisht gruan e cila është shtatzënë. Gruaja ka marrë disa plagë, por nuk rrezikohet jeta e saj dhe as e foshnjës. Asaj menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur po në Tiranë tek “Bërryli” ku një mjet ka përplasur një kalimtar duke e lënë të plagosur.
Gjithashtu nuk kanë munguar aksidentet rrugore edhe në qytetin e Librazhdit. Në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd është plagosur rëndë një tjetër person nga Tetova. Automjeti tip “Golf”, me targë TE8411AB, brenda të cilit ndodheshin katër pjestarë të një familje nga Tetova, si pasojë e humbjes kontrollit nga ana e drejtuesit te mjetit, ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Qarkut të Elbasanit aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Pishkashit”. Dhe si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi, Përparim Berberi, i cili është dërguar për mjekim drejt spitalit të Përrenjasit. Ndërkohë kanë mbetur të lënduar edhe tre djemtë e tij. Mësohet se ata të katër kishin ardhur si turistë në Shqipëri ku kishin planifikuar të kalonin edhe disa ditë pushime në bregdetin e Adriatikut në Durrës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com