Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani menjëherë pas daljes nga Prokuroria e Përgjithshme tha se lidhur me pajisjen përgjuese është hapur tashmë një hetim dhe se gjithçka tjetër është thejsht një spekulim.
 
"Kini durim do të dalë e vërteta, s'ka rëndësi nëse besoj ose jo që jam përgjuar, tani ka një hetim të çelur, të gjitha tjerat janë spekulime. Ne duhet të mbështesim çdo gjë që bën prokuroria në hetimin e çështjes. Nëse ka të vërteta duhen hetuar"- tha Ylli Manjani.
 
I pyetur për rastin e Kelmend Balilit, ministri i Drejtësisë refuzoi të japë një përgjigje në çfarë faze ndodhen letërkëmbimet me palën greke për arrestimin e të akuzuarit si koka e trafikut të drogës Shqipëri-Greqi-Europë.
 
"Për Balilin s'kam asnjë koment as përgjigjej për këtë. I takon Prokurorisë. Nuk kam dijeni për këtë çështje"- tha ai. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)