Përgjimet, Bashari në botën
tjetër, 12 orë kohë ushtrisë

TIRANE- Celula e muxhahedinëve është zbërthyer falë përgjimeve telefonike dhe ambientale, ku krejt rastësisht gjatë bisedave të bëra mes Gerti Pashjas, Ermir Bego me pseudonimin “Rambo” dhe personave të tjerë, është zbuluar se këta persona mbanin kontakte dhe me njerës të tjerë në Tiranë, ku kërkonin dërgimin e personave në luftimet në Siri.

Nga raport shërbimet e policisë së Elbasanit, rezulton se Gerti Pashja dhe “Rambo”, i Cërrikut Ermir Bego kanë njohje dhe lidhje shoqërore mes tyre. Ermir Bego vlerësohet si shtetas problematik dhe i përfshirë në veprimtari të kundraligjshme. Së bashku me rrethin e ngushtë shoqëror njihet si praktikant i rrymave radikale islamike, sektit tekferist. Sot gazeta “Shqiptarja.com” fillon publikimin e procesverbaleve të bisedave të përgjura, procesverbale këto që kanë iniciuar më pas hetimin, e marrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Procesverbalët janë të sigluar “Sekret” dhe janë provat kryesore të organit të akuzës. Gjatë bisedave shfaqet interes për dërgimin e ndonjë personi nga Pogradeci në Turqi, ndërkohë flitet dhe për imamin Abdurrahim Balla, ku kërkohet që këtij të fundit ti bëhet një pyetje. Kjo pyetje mbetet mister në bisedat e përgjuara.
Bisedë e datës 30 mars 2013 ka zgjatur vetëm 55 sekonda e pasqyruar në procesverbal, ku flitet për një ultimatum dorëzimi të ushtrisë Sirianë për 12 orë. Për Bashar Al Assad flitet që do ikë në botën tjetër, pasi ushtrisë së tij i kanë vendosur ultimatum.

PERGJIMET
— 037: Alei Selam
— 858: He re ça ban?
— 037: Hiç
— 858: Nga je?
— 037: N’shpi
— 858: Ke n’gju naji llaf naji gjë…kshu
— 037: Eee
— 858: Ke n’gju naji llaf them?
— 037: Nuk të d’gjoj mirë
— 858: Ke d’gju naji llaf naji them eee?
— 037: Për ça?
— 858: Bashari m’duket se ka ikur
— 037: Ishallah
— 858: E i kishin dhonë 12 orë, 12 orë që t’dorëzoheshin.
— 037: Ku je ti ku je?
— 858: Unë te puna
— 037: Më kë je?
— 858: Vetëm
— 037: Ja se do vijë aty tani.
— 858: Hajde Selam
— 037: Hajde Selam Alekum.

Biseda e datës 1 prill 2013 ka zgjatur minuta e 4 sekonda
— 037: Selam Alekum
— 314: O Alekum Selam!Hë mo vlla ej ee?
— 037: Ee për nja dy tre ditë ishallah
— 314: Eoo mirë vlla mirë ja unë do ishalla nesër mos nisem a aaa, a mbi pasnesër t’shohim.
— 037: Ne ne neser mund t’jem n’Tiranë pasnesër.
— 314: Aaa, je n’Tiranë nesër ee!
— 037: Po mund t’iki se ashtu kam i muhabet.
— 314: Eee
— 037: Edhe
— 314: Hë
— 037: Ka na nji aty që ikën kshu që ikën n’Turqi, nga Pogradeci që ikën kshu se kam ca rroba ca gjera kshu të reja atje për t’marrë që andej, që ikën me makinë?
— 314: Ee,atje po po
— 037: Eee
— 314: Po di unë i shkreti i Mirkës.
— 037: Aty që ikën që aty?
— 314: Po me autobus do vesh ti.
— 037: Po jo me autobuz jo duhet makinë kshu noji çikë që ikën me makinë t’madhe naji gjë kshu.
— 314: Jo vlla për zotin as bëhesha fjalë.
Ej
— 037: Hë.
— 314: Po vetë o bam bam, nuk
mundesh me çantë ta transportosh ee?
— 037: Po jam shumë janë vaja.
— 314: Eeee!
— 037: Ej kur do vish ti kur do vish?
— 314: Po unë t’shohim a nesër a pasnesër, mbi pasnesër aa.
— 037: Ti ke punë n’Tiranë ti ja?
— 314: Jo nuk kam punë në Tiranë jo.
— 037: Epo mirë nesër po jo po… erdhe ti do rrish ktu?
— 314: Jo mo jo punë në Tiranë kam unë po nuk kam d.m.th-në nuk kam leka për momentin e kupton oo.
— 037: Ore do vish ktu ti, do rish them ee?
— 314: Po jo jo do vij dhe do kthehem.
— 037: Aa!Epo unë nesër mesditë kam hall
— 314: Ee mbasdite do vish ti?
— 037: Me i fjalë ee ma mirë hajde pasnesër
— 314: Po po mirë oo drejtori aty është?
— 037: Po mirë duhet takoj edhe unë, e burrë…
— 314: Eo mirë, mirë at’here pasnesër t’vijë vllai?
— 037: Aaa!
— 314: Pasnesër ishalla?
— 037: Ej na foli çikë na foli çikë gocës, na se do të flasi
— 314: E nëma….
— 037: Ej..
— 314: Hë
— 037: Hajt se d’gjohemi më vonë ishalla po ashtu mirë.
— 314: Mirë t’keqen vllai mirë…
— 037: Po hajde pasnesër hajde
— 314: Bëji bëji, Selam drejtorit edhe të gjithë vllaznisë tande
— 037: Alekum Alei Selam, e hajde pasnesër o burrë se na ke ktu t’gjitëve.
— 314: Epo pasnesër kemi Abdurrahimin ishalla de
— 037: Aa!Do ti bësh at pyetjen që thash unë eee?
— 314: He he he ishalla ishalla
— 037: Po hajde hajde po lëre
— 314: Eee..
— 037: Po hajde vlla, hajde Abdurrahim hajde se do t’mbajmë ne i ligjiratë ktu, që të knaqesh ti po hajde.
— 314: Mirë ishalla mirë ishalla mirë hajt hajt
— 037: Hajde hajt
— 314: Hajde vllai im Alekum Selam Allahu të ruajt
— 037: Amin

( vijon nesër )

Redaksia Online

(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq