Për herë të parë pas nisjes së hetimeve për ekzistencës së një pajisje të jashtëligjshme përgjimi kryeprokurori Adriatik Llalla pritet të përballet me deputetet ditën e mërkurë.

ReportTv ka mësuar se Llalla do të jetë i pranishëm paraditen e të mërkurës në selinë e kryesisë së kuvendit, aty ku është planifikuar raportimi i tij në komisionin e ligjeve.

Temë e raportimit do të jetë raporti vjetor i prokurorisë për 2015, por kthyer në një aktualitet hetimi për pajisjen përgjuese pritet të domino llogaridhënien e kreut të akuzës.

Kjo dhe për faktin se një pjesë e deputetëve anëtar të komisionit të ligjeve janë dhe anëtar të komisionit të sigurisë kombëtare që këtë të hënë diskutoi mbi thirrjen e drejtuesve të institucioneve hetimore përfshi dhe Llallën.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)