Njëri nga pesë oficerët e Policisë së Shtetit që ka qënë pjesë e grupit të trajnimit me paisjen “IMSI Catcher” ka treguar në prokurori, se paisja e sjellë nga misioni “Interforcë” në Shqipëri, nuk është përdorur vetëm për trajnime por edhe për operacione të ndryshme policore.

Sipas dëshmisë së treguar nga oficeri, në disa raste paisja ka dalë dhe jashtë Tirane, ku me assitencën e instruktorëve italianë, janë ndjekur nga Policia e Shtetit, kontigjentë të caktuar kriminal. Nuk bëhet fjalë vetëm për Vladimir Gjutën, njeriun që u dyshua si organizator i vendosjes së tritolit në farmacinë e prindërve të ministrit Saimir Tahiri dhe që më pas u lokalizua falë kësaj aparature, por bëhet fjalë edhe për persona të tjerë që janë mbajtur në mbikqyrje me këtë paisje.