Apeli administrativ ka vendosur të shtyjë vendimin për shqyrtimin në themel të vendimit për pallatin 17 katësh tek diga e liqenit Artificial për në datën 24 maj. Ndërkohë që është shtyrë edhe vendimi për shqyrtimin e kërkesës së bashkisë së Tiranës për përjashtimin ose jo të gjyqtarit Arjan Qafa i cili rezulton të ketë një kontratë banese me firmën 'Gener 2'