Përjetësisht dashuria, ngjit
në skenë Dritan Pelingun

Përjetësisht dashuria, ngjit<br />në skenë Dritan Pelingun
Përjetësisht Dashuria” është shfaqur mbrëmë në Teatrin Kombëtar. Drama lirike u interpretua nga mjeshtrja e skenës, Drita Pelingu në rolin e Zerinës dhe nga aktori i mirënjohur Vangjel Toçe në rolin e bashkëshortit të saj Dionit. Skenografia e Genc Shkodranit.

“Përjetësisht dashuria…” rikthen në skenën e teatrit temën e vetmisë së brezit të tretë. Historia e dramës rrëfen për dy protagonistët, Zarinën dhe të shoqin, Dionin, të cilët janë pensionistë mbi të shtatëdhjetat dhe jetojnë të vetmuar pas largimit të fëmijëve në emigracion. Ndërsa dy pleqtë mundohen ta jetojnë jetën e tyre ashtu si munden, një ngjarje e trondit paqen e tyre te lodhur: në mbrëmje herët, ata zbulojnë se shtëpia e tyre është e rrethuar me mure me tulla, duke krijuar kështu një paradhomë të vdekjes, ku nuk punon telefoni, mungon energjia elektrike. Mes trishtimit të tyre, regjizori MIhal Luarasi solli edhe nuance komike që publiku të ndihej më ngrohtë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut