LUSHNJE - Gjendja e fëmijës së lindur me dy vrima në zemër dhe i shtruar në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet po përkeqësohet. Ai është vetëm dy javësh, por i funksionon vetëm gjysma e zemrës. I vogli ka nevojë për ndërhyrje emergjente në zemër, por familjarët nuk kanë para për operacionin.

I ati, Pandeli Muço, bën apel që ta ndihmojnë për ta dërguar për operacion në Turqi, ku i kanë dhënë 95 % garanci se operacioni mund të dalë me sukses.

Ai tashmë ka hapur edhe një numër llogarie, pranë BKT-së, për të gjithë ata që mund të japin një kontribut sado të vogël. Më konkretisht pagesat mund të bëhen në nr e llogarisë: 515705485 në emrin e Pandeli Kristaq Muco dhe Iban: Al2220511650705485CLIDCLALLG.

Prindërit e vogëlushit nuk e kanë marrë vesh gjatë shtatzanisë së fëmija i tij ishte me probleme në zemër, por lajmin e keq e kanë marrë vetëm pas lindjes. Ndërkohë që një vit më parë ata kanë humbur edhe vajzën e tyre 20 muajshe, e cila tashmë dyshohet se të ketë pasur të njëjtin problem, por që mjekët nuk e kanë kuptuar.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com
)