Përleshen deputetët e Gjeorgjisë 
Dhurata për festa? Sherr e grushte!

GJEORGJI - Seanca e fundit parlamentare në Gjeorgji ka përfunduar me një situatë aspak të këndshme. Procesi i përzgjedhjes së delegacioneve vendase në organizmat ndërkombëtarë shërbeu si shkak për të ndezur përleshjet në sallë midis deputetëve qeveritarë dhe ata të opozitës.

Debati mbi kuotat e partisë u ndez më tepër pasi kryeparlamentarja Tina Khidasheli sugjeroi që partia Lëvizja kombëtare e bashkuar të ketë më pak kuota. Khidasheli u ndërpre nga anëtari i opozitës Akaki Bobokhidze, i cili ngriti zërin duke akuzuar koalicionin qeverisës se po anon nga Rusia.

parlament gjerorgji sherr

Ky argument çoi menjëherë në përleshje mes deputetëve të pozitës dhe ata opozitarë, të cilët kërcyen mbi tavolina duke u përleshur.

Madje, edhe mikrofonat u përdorën si shkopinj

parlament gjerorgji sherr

Sipas mediave vendase, tre prej deputetëve u plagosën, ndërsa kryeparlamentarja shtyu seancën teksa siguria dhe mjekët u thirrën në sallën e parlamentit. Pas një ndërprerje, seanca parlamentare rinisi duke u votuar rregulloret e reja për përfaqëuesit e rij në delegacionet e Këshillit të Europës. 

parlament gjerorgji sherr

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës