VLORË – Përmbarimi, ditën e sotme, është paraqitur pranë tre familjeve me te ardhura ekonomike tepër të ulta, për t’i nxjerrë jashtë nga banesat e ish- pronarëve, vendim që nuk merr parasysh problemin social të tyre, thanë banorët.
Edhe pse kanë 40 vjet që jetojnë në këto banesa, familjarët shprehen se nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të përfituar kredi, ashtu siç u tha nga qeveria, e cila tashmë po i nxjerr në rrugë të hapur të gjitha këto familje.
Me një paralajmerim të bërë vetëm para 3 ditësh, Përmbarimi privat i ardhur nga qyteti i Durrësit është paraqitur në banesa sot pa asnjë dokument apo urdhër, janë shprehur të shqetësuar banorët. Përsa i përket urdhër-zbatimit, ai ndodhet në gjykatë, tha ata.
Banorët, të befasuar nga kjo situatë , kanë deklaruar se janë ende në proces gjyqësor dhe se nuk mund t’i nxjerrin në rrugë pa u marë një vendim i prerë.
Në këtë godinë banojnë tre familje, 2 prej të cilave kanë 40 vjet që banojnë aty dhe tjetra, 30 vjet. Ato shprehen se i kanë paguar shtetit të gjitha detyrimet gjatë këtyre viteve dhe se ky shtet nuk mund t’i nxjerrë në rrugë pa i marë parasysh kushtet e tyre.
Kredia e përfolur me afat 30-vjeçar dhe interes zero nuk mund t’u aprovohet, sepse nuk plotësojnë kushtin e të ardhurave.
Me gjithë konfrontimet midis familjarëve dhe policisë së shtetit, në fund u arrit nxjerrja e tyre në rrugë...
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com