Përmbytet jugu, lumenjtë dalin
nga shtrati, evakuohen banorët

Përmbytet jugu, lumenjtë dalin<br />nga shtrati, evakuohen banorët
Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet kryesisht në jug të vendit, teksa lumenjtë, Vjosa, Osumi, Drino, Semani, Gjanica dhe Shkumbini kanë dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë dhe banesa.

Përmbytet Novosela, evakuohen banorët
Situata më problematike është në rrethin e Vlorës, konkretisht në fshatrat e komunës së Novoselës, ku aktualisht dhjetëra hektarë tokë janë në pushtetin e ujit, ndërsa 14 familje janë evakuuar si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosa.

Kryekomunari i Novoselës, Kanan Shakaj, bën një bilanc paraprak të dëmeve.

vlore

Panariti në Vlorë: Situatë e vështirë, por gjendja nën kontroll
Ndërkohë duke parë situatën kritike, në qytetin e Vlorës mbërriti edhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili më herët ishte dhe në Lushnjë. Panariti pohoi se situata është kritike si pasojë e reshjeve, por gjithçka sipas tij është nën kontroll. 

Fier, Gjanica përmbyt tokat bujqësore e bizneset
Kritike gjendja është edhe në rrethin e Fierit, ku lumi Gjanica pasi ka dalë nga shtrati ka shkaktuar përmbytje përgjatë zonave ku ai kalon në periferi të qytetit.

Ndërkohë më problematike është situata në fshatrat, Karshisht, Qerven dhe Ferras ku dhjetëra hektarë tokë dhe banesa janë nën ujë. Në Fier mbërriti edhe drejtorit i Shtabit të Emergjencave, Shemsi Premçi, i cili po monitoron situatën. Ai theksoi se janë marrë masat për përballuar
çdo situatë, por nuk harroi të shtojë se kishin informacion paraprak për këto përmbytje

fier

Berat, Osumi del nga shtrati, evakuohen familjet në Urën Vajgurore
Reshjet intensive nuk kanë munguar as në qytetin e Beratit, ku si pasojë e prurjeve të larta lumi Osum ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur rreth 25 banesa në Bashkinë e Urës Vajgurore.  Komisioni i Emergjencave Civile të Prefekturës Berat dha ndihmën për evakuimin e banorëve së bashku me bashkinë. Në ndihmë të Shtabit të Emergjencave kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë të Batalionit të Poshnjes. 

berat

Gjirokastër,  “fryhet” Drino, probleme me energjinë
Ndërkohë edhe në qarkun e Gjirokastrës reshjet intensive të shiut që vijojnë prej dy ditësh kanë shkaktuar mjaft probleme. Pjesa e poshtme e qytetit, ku dhe kalon lumi Drino, i cili ka dalë nga shtrati po vuan edhe pasojat më të rënda nga reshjet.

Uji ka vërshuar në lagjet në hyrje të qytetit dhe nënstacionin elektrik duke lënë pa energji disa zona. Probleme reshjet kanë shkaktuar edhe në disa akse rurale në këtij qarku, ndërsa qindra hektarë tokë janë përmbytur përgjatë luginës Drinos. 

gjirokaster

Prurjet në Vjosë, probleme edhe në Përmet 
Edhe në qytetin e Përmetit vërshimi i Vjosës ka shkaktuar mjaft probleme, teksa fatmirësisht ende nuk ka dalë nga shtrati në pjesën që përshkon qytetin. Sakaq problematike është situata në disa fshatra të këtij rrethi.

permet
FOTO

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki