Edhe qytetet e afërta të Carasco dhe Chivavarit janë të përmbytura pasi lumenjtë dolën nga shtrati, duke i kthyer rrugët në përrenj uji.
Dhjetëra persona u shpëtuan nga forcat e emegjencës të cilat lëviznin në kushte të vështira.
Në Carasco, dy gra, njëra prej tyre në muajin e tetë të shtatzënisë, kanë mundur të shpëtojnë pasi rezultuan të humbura prej disa orësh gjatë kohës që lumenjtë përmbytën shtëpitë e tyre.
Shërbimet e linjës hekurudhore midis Chiavari dhe Zoagli u pezulluan për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Edhe Liguria është goditur rëndë nga vala e motit të keq që shkaktuan përmbytje të mëdha dhe ndërpreje të qarkullimit në shumë rrugë të Italisë, veçanërisht në qytetin toskan Carrara, gjatë javës së kaluar.
Rajonet veriore të Emilia-Romagna dhe Piemonti janë gjithashtu në gadishmëri të lartë për shkak të motit të keq, ku shumë rrugë dhe shkolla janë mbyllur.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)