Përmbytjet në jug, zbarkon Forca
e Sigurisë së Kosovës për ndihmë

Përmbytjet në jug, zbarkon Forca<br />e Sigurisë së Kosovës për ndihmë
Një kontigjent i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur në Shqipëri, me qëllim të ndihmës në përballimin e situatës së krijuar nga vërshimet e ujërave.

Kjo u bë e mundur me vendim të ministrit, Haki Demolli dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.

Sot, me vendim të ministrit Haki Demolli dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, një kontigjent i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur për në Republikën e Shqipërisë, me qëllim të ndihmës në përballimin e situatës së krijuar nga vërshimet e ujërave në disa rrethe atje.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati ka angazhuar Regjimentin e Mbrojtjes Civile, që së pari si ndihmë fillestare të dërgojë një kontingjent në mbështetje të Ushtrisë shqiptare për përballimin e situatës së krijuar pas vërshimeve në disa rrethe të Shqipërisë së mesme dhe të jugut.

Njësiti i FSK-së përbëhet nga pjesëtarë të specializuar dhe të stërvitur në mënyrë të shkëlqyer për Kërkim shpëtim në ujëra, si dhe të pajisur me mjete dhe teknikë speciale për tu përballur me situata të tilla bën të ditur zyra për media e FSK-së

Ushtria shqiptare ka marrë të gjitha masat për pritjen e kontingjentit të FSK-së në pikë kalimin në Vërmicë. Kontingjenti do t’i bashkohet operacionit në fshatin Merkuras të rrethit të Kavajës, dhe aty ku e kërkon nevoja sipas vlerësimeve të ekspertëve ushtarak të Ushtrisë shqiptare.

Kjo është përgjigja fillestare e FSK-së në ndihmë autoriteteve shqiptare, gjithashtu FSK-ja shpreh gatishmërinë që të mbështes edhe më tutje me kontingjente tjera të nevojshme nëse kjo kërkohet nga Qeveria Republikës së Shqipërisë.


Marrë nga RTK

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, makina përplaset me trafikndarësen, shoferi dhe bashkëshortja transportohen në spital

Lezhë, makina përplaset me trafikndarësen, shoferi dhe bashkëshortja transportohen në spital