Qyteti i Përmetit që njihet edhe me emrin “Qyteti i trëndafilave” rezulton të jetë një ndër qytetet ku në një vit kalendarik nuk është shënuar asnjë vepër penale.

Kjo tregon se qytetarët e këtij qyteti nuk janë vetëm paqtorë, por edhe zbatues të ligjeve, sakohë që në Prokurorinë e këtij rrethi nuk është shënuar asnjë procedim penal.
 
Kjo është bërë e ditur pas një raporti të Prokurorisë së përgjithshme, ku kanë dalë në pah qytetet me kriminalitet më të lartë dhe veprat penale që janë regjistruar gjatë vitit 2015.
 
Dhe për këdo që mund të dëshirojë që të jetojë në një qytet ku ligjet zbatohen e ku qytetarët janë korrekt në çdo kontekst, atëherë pa frikë mund të zgjedhë qytetin e Përmetit.

Në rrethet me numër më të ulët të çështjeve të regjistruara, pas përmetit janë Prokuroritë e Pukës, Pogradecit, Matit, Kavajës e Tropojës, me nga 1 për qind.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)