Përmirësohet shëndeti i Leka Zogut I

Përmirësohet shëndeti i Leka Zogut I
TIRANE- Vazhdon të përmirësohet gjendja shëndetësore e Leka Zogut të Parë. Lajmi bëhet i ditur nga familja mbretërore.

Mbrëmjen e së martës Trashëgimtari i Fronit të Mbretërisë Shqiptare, Leka Zogu i Parë, u shtrua me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas ekspertizës së grupit të mjekëve që u kujdesën për pacientin, 73-vjeçari vuan prej kohësh nga vështirësi në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar.


Duke iu referuar raportit mjekësor të shefit të shërbimit të neurokirurgjisë, Mentor Petrela dhe doktor Kliti Pilika, Familja Mbretërore referoi se: “Mbreti Leka i tashmë i ka parametrat vitalë të stabilizuar dhe gjendja klinike është përmirësuar. Ndërkaq, mbreti po vazhdon trajtimin e nevojshëm”. Pak ditë më parë, mbreti Leka I u vizitua në spital nga Ppesidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha e plot personalitete të tjera.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi