Një orë telefonatë me Zelenskyn pas përplasjes verbale në Zyrën Ovale, Trump: Bisedë shumë e mirë, jemi në rrugën e duhur! Presidenti ukrainas: Mund të arrijmë paqen këtë vit

Një orë telefonatë me Zelenskyn pas përplasjes verbale në Zyrën Ovale, Trump: Bisedë shumë e mirë, jemi në rrugën e duhur! Presidenti ukrainas: Mund të arrijmë paqen këtë vit

Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, 28 shkurt 2025

Presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme (19 mars 2025) për afro një orë. 

Përmes një postimi në “Truth Social” presidenti republikan tha se biseda me liderin ukrainas shkoi shumë mirë dhe se “jemi në rrugën e duhur” për arritjen e armëpushimit dhe paqes në Ukrainë. 

78-vjeçari sqaron se detaje më të hollësishme të telefonatës së tij me Zelenskyn do të bëhen me dije nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Michael Waltz.

"Sapo përfundova një bisedë telefonike shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Ajo zgjati rreth një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në telefonatën e djeshme me Presidentin Putin, me qëllim që të harmonizohen kërkesat dhe nevojat e Rusisë dhe Ukrainës. Jemi në rrugën e duhur dhe do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Michael Waltz, që të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Ky deklarim do të publikohet së shpejti",- shkruan Trump në "Truth Social".

Nga ana tjetër, presidenti Zelensky njoftoi përmes një postimi në platformën “X” se gjatë telefonatës, Trump i tregoi detaje nga biseda e tij e një dite më parë me liderin rus Vladimir Putin.

Gjithashtu Zelenssky thekson se “së bashku me Amerikën, me Presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, një paqe e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit”.

Kjo ishte biseda e parë mes 2 presidentëve që nga përplasja verbale që patën më 28 shkurt të këtij viti në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. 

Një ditë më parë (18 mars 2025) Trump pati një bisedë telefonike me presidentin Vladimir Putin, që zgjati për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Gjatë telefonatës me Trump, Putin ra dakord që të pezullonte sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës por nuk pranoi të miratonte një armëpushim të plotë 30 ditor, që Trump shpresonte se do të ishte hapi i parë drejt një marrëveshjeje të përhershme paqeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
Shtëpia e Bardhë: Gjatë telefonatës Trump i propozoi Zelenskyt që centralet bërthamore në Ukrainë të kalojnë nën kontrollin e SHBA

1742410525_67d98ec0b8b41a9673faf556.jpg

Karoline Leavitt

Presidenti Donald Trump ka diskutuar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për furnizimin me energji elektrike dhe për centralet bërthamore. Ai ka propozuar që këto impiante të kalojnë nën kontrollin e SHBA-së.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. 

Sipas Trumpit, "Shtetet e Bashkuara mund të jenë një ndihmë e madhe në menaxhimin e këtyre centraleve falë përvojës së tyre në sektorin e energjisë elektrike dhe shërbimeve publike".

Megjithatë, kjo do të thoshte që Ukraina do të duhej të hiqte dorë nga kontrolli mbi to.

"Pronësia amerikane mbi këto centrale do të ishte mbrojtja më e mirë për këto infrastrukturë dhe një mbështetje për sistemin energjetik të Ukrainës", tha Leavitt.

Ora 19:25
Telefonatat e Trump me Zelenskyn e Putin, Shtëpia e Bardhë: Kurrë nuk kemi qenë kaq afër paqes në Ukrainë

1742287472_shtepiaebardhe.jpg

Shtëpia e Bardhë

“Nuk kemi qenë kurrë kaq afër paqes, dhe kjo falë Presidentit Trump.”

 Kështu deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për shtyp me mediat, duke iu referuar telefonatave të presidentit Donald Trump me presidëntët Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, gjatë 2 ditëve të fundit.

Ora 18:33
Zelensky reagon pas telefonatës me Trump: Ramë dakord që Ukraina dhe SHBA duhet të bashkëpunojnë për të arritur një fund të vërtetë të luftës e paqe të qëndrueshme

1741104501_volodymyrzelensky.jpg

Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me telefonatën 1-orëshe që pati me presidentin Donald Trump këtë të mërkurë (19 mars 2025). 

Reagimi i plotë i Volodymyr Zelensky: 

E falënderova atë për një fillim të mirë dhe produktiv të punës së ekipeve ukrainase dhe amerikane në Xhedah më 11 mars—ky takim i ekipeve ndihmoi ndjeshëm në avancimin drejt përfundimit të luftës. Ramë dakord që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur një fund të vërtetë të luftës dhe një paqe të qëndrueshme. Besojmë se, së bashku me Amerikën, me Presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, një paqe e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit.

Presidenti Trump më ndau detaje nga biseda e tij me Putinin dhe çështjet kyçe që u diskutuan. Një nga hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës mund të jetë ndalimi i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile. E mbështeta këtë hap dhe Ukraina konfirmoi se jemi të gatshëm ta zbatojmë atë. Ekipet tona e diskutuan këtë hap në Xhedah. Pala amerikane propozoi gjithashtu një armëpushim të pakushtëzuar në vijën e frontit, dhe Ukraina e pranoi këtë propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë këtë realitet. Besojmë se këto hapa janë të nevojshëm për të krijuar mundësinë që gjatë armëpushimit të përgatitet një marrëveshje e plotë paqeje.

Gjithashtu, dhashë një përditësim mbi situatën në fushëbetejë dhe pasojat e sulmeve ruse. Diskutuam për situatën në rajonin Kursk, prekëm çështjen e lirimit të robërve të luftës dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga forcat ruse. Folëm gjithashtu për gjendjen e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe mundësinë e forcimit të saj për të mbrojtur jetët e njerëzve.

Udhëzuam ekipet tona të zgjidhin çështjet teknike që lidhen me zbatimin dhe zgjerimin e armëpushimit të pjesshëm. Ekipet ukrainase dhe amerikane janë gati të takohen në Arabinë Saudite në ditët në vijim për të vazhduar koordinimin e hapave drejt paqes. Udhëzuam këshilltarët dhe përfaqësuesit tanë që ta kryejnë këtë punë sa më shpejt të jetë e mundur. Vlerësuam punën pozitive të këshilltarëve dhe përfaqësuesve tanë—Rubio, Waltz, Kellogg, Yermak, Sybiha, Umerov dhe Palisa. Në takimet e ardhshme, ekipet mund të bien dakord për të gjitha aspektet e nevojshme për të avancuar drejt një paqeje të qëndrueshme dhe garancive të sigurisë.

E falënderova Presidentin Trump dhe popullin amerikan për mbështetjen e tyre. Theksova se ukrainasit duan paqe, prandaj Ukraina e pranoi propozimin për një armëpushim të pakushtëzuar. Nënvizova rëndësinë e konceptit të Presidentit Trump për paqe përmes forcës. Ramë dakord të mbajmë kontakt të vazhdueshëm, si në nivelin më të lartë, ashtu edhe përmes ekipeve tona.

Ora 17:18
I dërguari i Trump për Ukrainën: Takim me rusët javën që vjen në Arabinë Saudite, armëpushimi brenda 2 javësh

1742401473_TASS784356402.jpg

Steve Witkoff

Armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë «brenda dy javësh».

Ky është parashikimi i dërguarit të Donald Trumpit për konfliktin në Ukrainë, Steve Witkoff, i cili tha se negociatat teknike mes amerikanëve dhe rusëve do të fillojnë të hënën në Arabinë Saudite.

«Besoj se të hënën ekipet teknike do të shkojnë në Mbretëri», deklaroi Witkoff për Bloomberg Television, duke kujtuar se gjatë telefonatës së djeshme, Vladimir Putin dhe Donald Trump «ranë dakord për një rrugë drejt disa kushteve për armëpushim… dhe drejt një armëpushimi të plotë, i cili do të negociohet në ditët në vijim. Mendoj se brenda dy javësh do të arrijmë aty».

Xh.D/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vfcshpcom: 20/03/2025 01:54

    Putini e la te priste dy or trapanin per telefonaten

    Përgjigju
  • tini: 19/03/2025 19:22

    MJAFT U VRATE,,,,,DY POPUJ VELLEZER ,,SA ME DHPEJT PAQE,,,PUNE,,RILINFJE...ZVILLIM...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Turqia merr në mbrojtje rajonin dhe Shqipërinë! Zbulohet marrëveshja e luftës

Turqia merr në mbrojtje rajonin dhe Shqipërinë! Zbulohet marrëveshja e luftës