Përpjekjet e SHBA-së për paqen izraelito-palestineze dhe për të arritur marrëveshje mbi zgjidhjen paqësore të programit bërthamor të Iranit kanë dështuar edhe për 2014, raporton Anadolu Agency (AA).

Çështja izraelito-palestineze si dhe çështja për zgjidhjen diplomatike të programit bërthamor të Iranit kanë qenë ndër çështjet e rëndësishme në politikën e jashtme të presidentit të SHBA Barack Obama për vitin 2014. Pas zgjedhjes të John Kerry si Ministër i Jashtëm në fillim të vitit 2013, përpjekjet e tij për të zgjidhur çështjen izraelito-palestineze ashtu si një vit më parë edhe gjatë vitit 2014, herë pas herë kishte reagime të izraelitëve.

Edhe kur Presidenti Barack Obama priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin Palestinez Mahmud Abas këtë herë nga pala izraelite ministri Jalon kritikoi drejtuesit e SHBA-së, duke marrë si ojektiv Obamën e kritikoi atë për "shfaqje dobësie" në botë.

Një problem tjetër në marrëdhëniet e të dy vendeve ka qenë edhe refuzimi i kërkesës nga shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan të Shtetit për një takim gjatë vizitës që Jalon zhvilloi në Uashington në muajin tetor.

Më pas përdorimi i deklaratave fyese të një zyrtari të lartë amerikan ku shprehej për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si "frikacak" dhe që mendon vetëm "për interesat e tij" dhe publikimi i këtyre thënive në revistën "The Atlantik" këtë herë çoi në një tjetër krizë mes palëve. Pas një reagimi të fortë nga disa anëtarë të Kongresit, Shëpia e Bardhë u mjaftua duke thënë se këto komente nuk pasqyrojnë qëndrimin e qeverisë dhe as mendimin personal të Obamas.
SHBA, qëndroi prapa Izraelit në operacionet ushtarake të ndërmarra në Gaza më 7 korrik.

SHBA duke shprehur shqetësime serioze për humbjen e jetëve në Gaza, gjithashtu theksuan se nuk kanë dëshmi që ata kanë përdorur forcë joproporcionale në sulmet izraelite që u vranë qindra civilë. Shtëpia e Bardhë duke dënuar shpeshherë sulmet me raketa të lëshuara nga Gaza, Obama në çdo fjalim ka theksuar shpesh se "Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten nga sulmet me raketa dhe tunelet e Hamasit".
Në anën tjetër Qeveria e SHBA-së i ka shitur armë si mortaja dhe granadahedhës Izraelit gjatë kohës së sulmeve ndaj Gazës. Pentagoni duke përshpejtuar miratimin e kërkesës së paraqitur nga Izraeli më 20 korrik i dorëzoi forcave izraelite armatimet e novojshme nga arsenali stok.

SHBA ka vazhduar të mbrojë Izraelin
Drejtuesit e Shtëpisë së Bardhë, në lidhje me vendimet për vendbanimet e reja në Jeruzalem u majftuan vetëm duke i dënuar si akte. Pas njoftimit të Izraelit se do të ndërtojë vende të reja ndërtimi, drejtuesit e Uashingtonit të cilët çdo herë theksuan se këto vendime të drejtuesve të Tel Avivit nuk kontribuojnë në përpjekjet për paqe, dolën kundër draftit të Palestinës të paraqitur në fund të viti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Departamenti Amerikan i Shtetit, refuzoi rezolutën palestineze që paraqiste dhënien fund deri në vitin 2017 të pushtimit të territorit palestinez nga Izraeli duke theksuar se "nuk ka ndonjë gje për të mbrojtur".

Edhe në 2014 nuk u ra dakort për programin bërthamor të Iranit 
Një çështje tjetër ku Shtetet e Bashkuara nuk mundën të arrijnë sukses në 2014 janë përjekjet për zgjidhje diplomatike të programit bërthamor Iranian. Ndërsa negociatat zhvilloheshin edhe sanksionet e SHBA kundër Iranit vazhdonin. Qeveria e SHBA këmbëngul për zgjidhjen e çështjes në rrugë diplomatike. Raundi i 10 i bisedimeve më 24 nëntor gjithashtu përfundoi pa një marrëveshje. Palët në këtë kohë ranë dakort që bisedimet për marrëveshje përfundimtare të vazhdojnë deri në korrik 2015.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)