ELBASAN – Rreth orës 17:30 një automjet ka përplasur një 70-vjeçar i cili ishte duke kaluar rrugën në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Mengël.

70- vjeçari i identifikuar si Sabri Koloriu është transportuar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit ku si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me atë të librazhdit janë duke punuar për identifikimin e automjetit dhe bërjen të mundur më pas të arrestimi të drejtuesit që përveçse shkaktoi këtë aksident ka edhe përgjegjësinë e largimit nga vendngjarja.
 
 Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)