Një çift i të moshuarve është plagosur sot teksa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tyre, kur janë përplasur nga një tjetër mjet.

Sipas policisë, Lulzim Baxhia, 40-vjeç, në aksin rrugor Roskovec-Fier, në fshatin Zharrëz, duke drejtuar mjetin ATP tip “Nisan Navara” me targë AA 215 DE, është përplasur me mjetin tip “Opel” me targë TR 0997 M, me drejtues mjeti Sh.S, 71-vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Opel” dhe bashkëshortja e tij, N.S, 68-vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e personelit mjekësor.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)