GJIROKASTËR- 3 persona mbetën të plagosur rëndë, pas një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Gjirokastër- Poçem.

Sipas të dhënave nga policia, dy automjete janë përplasur me njëra -tjetrën mesditën e sotme, duke shkatuar plagosjen e 3 personave, pjesëtarë të së njëjtës familje.

Policia njofton se në automjetin me targa italiane janë plagosur rëndë shtetasit Nurie Kaci 45 vjeç, Bido Kaci 52-vjeç, si dhe Efteli Bregu - 37 vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Shkaqet e ngjarjes ende nuk bëhen të ditura.

(s.f/Shqiptarja.com)