JOHANESBURG - Një avion i kompanisë ajrore kombëtare British Airways, me në bord 202 persona, gjatë fazës së nisjes është përplasur me një ndërtesë në Afrikën e Jugut. Nga kjo përplasje që ndodhi në aeroportin Or Tambo të Johanesburg-ut, nga shpejtësia e madhe, avioni është dëmtuar në krahun e majtë të tij.
Sipas një zëdhënësi të Aviacionit Civil afrikano-jugor, Phindiwe Gwebu, pilotit i ishte njoftuar një tjetër korsi, por ai kishte gabuar duke e drejtuar avionin në një pistë tjetër, por që ishte e ngushtë për një Boeing 747- 400, duke shkaktuar kështu edhe aksidentin.
Avioni po drejtohej nga Johannesburgu, në Afrikën Jugore, për në aeroportin Londra Heathrow në Britaninë e Madhe.
Sipas informacioneve, 4 asistentë që operonin në tokë, të cilët gjendeshin brenda ndërtesës, kanë pësuar dëmtime të lehta. Ndërsa, nuk ka pasur dëmtime për personat që ndodheshin në bordin e avionit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com