Rreth orës 19:45 të datës 26 prill 2002, pranë bustit të “Tre heronjve” në Shkodër, Edmir Koçia dhe Kujtim Vajushi u përplasën me armë zjarri, duke tmerruar kalimtarët e rastit dhe banorët e zonës. Si pasojë e breshërisë së plumbave gjeti vdekjen 13-vjeçarja J. Molla, e cila në ato momente po kalonte rrugën me nënën dhe vëllain e saj.
Vajza humbi jetën në spital, ndërkohë që në lidhje me ngjarjes policia arrestoi Kujtim Vajushin, nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”. Edhe pse u tha se Vajushi e kreu dënimin, deri në vitin 2006 ai figuronte në listën e të kërkuarve nga INTERPOL.
Pas vrasjes së Kujtim Vajushi, policia përjashtoi gjakmarrjen nga familja e 13-vjeçares, pasi në qytet flitej se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar që pas vrasjes. Por ngjarja ku humbi jetën vajza dyshohet se nuk ishte hera e parë mes përplasjes me armë mes Edmir Koçisë dhe Kujtim Vajushit.
Dy të njohurit si “të fortët” e Shkodrës kishin pasur dhjetëra përplasje dhe konflikte mes tyre, të cilat ishin mbyllur gjithmonë, duke mos bërë shumë bujë. Por pas serisë së përplasjeve dhe ngjarjeve të rënda të shënuara në qytetin e Shkodrës, policia nuk pranoi kurrë zyrtarisht se ekzekutimet kishin lidhje me njëri-tjetrin. Të gjitha vrasjet e tipit mafioz, ku njohja mes viktimave ka qenë e ditur publikisht nga të gjithë, mbeten ende pa autorë.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com