Përplasja Qose-Mustafa, Braçe 
kritika kryeministrit të Kosovës

Përplasja Qose-Mustafa, Braçe <br />kritika kryeministrit të Kosovës
Nga Tirana kanë ardhur zërat e parë kritikë, për qeverinë e Isa Mustafës, pas përballjes e tij me akademikun Rexhep Qosja. Deputeti socialist, Erjon Braçe, në një status në rrjetin social Facebook shkruan se “nëse sjellja Mustafes ndaj atyre që e kundërshtojnë është  si gjuha e tij e dhunshme, madje e denueshme, ndaj Akademik Rexhep Qose, atëherë Kosovën e pret një e ardhme e rëndë.

“Isa Mustafa nuk është votuar nga shqiptaret e Kosovës të jetë Kryeministër, përkundrazi ai u votua nga ata si humbës!! Dhe jo një herë!! Në anë tjetër, fyerja nuk është as dëshmi e as e zëvendëson atë!! Ai i ka borxh shqiptarëve të Kosovës një rrëfim të qartë, të drejtë e të ndershëm për punët e tij në ish-Jugosllavi. Si qytetar as që ja kërkonte kush, por si Kryeministër e ka detyrim!!”, shkruan Braçe.


erjon brace


Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të Rexhep Qoses, i cili në një ese me titullin ‘U tmerrova” e përshkruante Mustafën si vrasës të studentëve kosovarë që protestuan për të kërkuar një Kosovë të lirë.

Sipas tij Isa Mustafa “ka qene Ministër i Qeverisë së Kosovës e cila në dhjetor të vitit 1989 e urdhëroi milicinë që të shuante tubimet protestuese të studentëve dhe të rinisë shqiptare, ku u vranë 32 protestues dhe u plagosën 70 vetë”.

“UÇK-¬ja e lavdishme iu dorëzua armikut të vet të dikurshëm, Isa Mustafës” ka akuzuar Rexhep Qosja, duke iu referuar dorëzimit të postit të kreut të ekzekutivit nga Thaci tek Mustafa.


Nuk ka vonuar përgjigja e Isa Mustafeë, që e fton akademikun të shkojë në psikiatri.  Sipas kryeministrit të Kosovës, vetë ai në kohën e Millosheviçit është përndjekur, madje për të janë lëshuar edhe fletarreste.

Ndër të tjera Mustafa këmbëngul se nuk do i ndryshonte asgjë biografisë së tij.
“Çdo gjë që kam, shkruan ai, është trashëgimi e familjes sime ose e kam krijuar me punën time dhe të anëtarëve të familjes sime”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!