Çështja e kromit të bulqizës, e vila vitin e kaluar bëri bujë, përballi në gjykatë Saimir Tahirin, deputet i PS-së dhe Zëvendësdrejtorin ë Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj. Ky i fundit, në maj të vitit 2012, e paditi deputetin socialist për shpifje.
Shkak për këtë u bënë deklaratat dhe akuzat e Tahirit dhe Partisë Socialiste, të cilat e akuzuan Kuliçajn për implikime në kontrabandën e kromit në Bulqizë. Kuliçaj e çoi Tahirin në gjykatë, ndërsa përfaqësues ligjor i tij, ishte avkoati Mirash Martini.
Saimir Tahiri e humbi gjyqin, ndërsa më 12 maj, gjykata rrëzoi edhe kërkesën e tij ligjore, për të përjashtuar nga trupi gjykues, gjyqtaren Fatime Decolli. Tahiri e kërkoi dorëheqjen e Decollit, me pretendimin se ka konflikt interesi në këtë çështje, si bashkëshorte e ish-kandidatit për PD-së për kryetar Bashkie në Berat, aktualisht funksionar i lartë i PD-së në këtë qytet.
Por, gjykata u shpreh kundër kësaj kërkese. Menjëherë reaguaoi dhe grupi socialist, sipas të cilit, “ky është rasti i radhës që dëshmon, se si gjyqtarë të lidhur me pushtetin e PD-së dhe Sali Berishës, marrin guximin të shkelin Kushtetutën dhe ligjin për t’i dhënë rrugë gjyqeve politike ndaj deputetëve të opozitës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com