TIRANE- “Ferri” i kromit ka pak vjet që po “shpaloset” në realitetin e ashpër e gjysmëmesjetar, atje larg në Bulqizën e vuajteve. Përplasjet mes bandave rivale, me stilin Far-West, kanë sjellë të paktën 5 të vdekur, këto 3 vitet e fundit, mbi 5 të plagosur dhe rreth 70 punëtorë që kanë humbur jetën në galeritë e kromit. Policia evidenton plagosjen e Diamant Tançit si pikënisje të disa sherreve, ndërsa nga përleshja mes grupit të Ilir Jangullit, Destan Gjetës dhe atij të Ilia Duriçit është ekzekutuar një person i pafajshëm. Mes raporteve të policisë citohen galeritë 60,48, 63, etj, si më të rrezikshmet, ashtu si galeria “B” apo “D”. Bosë si E dhe B.Çupit kontrollojnë disa linjam bashkë me E.Ketën apo L.Tërnovën. Në ilegalitet, punëtorët futen në galeri, gjatë turnit të dytë, pra jashtë orarit të punës.
Ilirian Jangulli dhe Destian Gjeta janë persona të implikuar në disa përplasje, ndërsa si një prej më të rëndësishmëve atje është U.Tançi, bashkë me bosin tjetër, A.Shehun. Atje, në vendin e braktisur, ku gazetarët e huaj, në reportazhet e shumta e cilësojnë si “prona e zotërve të kromit që shfrytëzojnë skllevërit e Mesjetës”, gjithçka nisi afër fundit të 2006-ës, kur DARFO u largua dhe ia shiti koncesionin një grupi, ruso-austriak te quajtur ACR. Sipas marrëveshjes, që u votua në kuvend në vitin 2007, ACR detyrohej të investonte deri në fund të 2010 rreth 22 milionë euro, për të rinovuar teknologjinë dhe për të përmirësuar kushtet e sigurisë në punë.
Përllogaritet që, sasia e përgjithshme e rezervave të nxjerrshme të mineralit të kromit të shkojë në 10 milionë tone, me çmim prej 200 dollarësh për ton, teksa kromi rezulton një pasuri me vlerë 2 miliardë dollarë. Deri në fund të 2012-ës, qeveria e asaj kohe kishte dhënë rreth 106 licenca shfrytëzimi për burimet e kromit, ndërsa prodhimi aktual është rreth 200 mijë tonë në vit. Sa herë që në Bulqizë vdisnin punëtorët, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti kërkonte ngritjen e Task-Forcës, ndërsa shtoheshin edhe viktimat nga përplasjet e dhunshme. Ish-kryepolici i Dibrës Ahmet Premçi dha dorëheqjen dhe përmendi mafien e kromit, kurse ministri aktual i Ekonomisë, Gjiknuri, i kërkoi policisë një raport të 3-vjeçarit të fundit, për ngjarjet kriminale atje.
Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com