Përsëritet situata, deputetët e PD
ngujohen sërish në Kuvend

Ka degjeneruar situata në Kuvend edhe këtë të enjte, teksa është ndërprerë seanca plenare, pas përjashtimit të deputetit të PD, Flamur Noka. Ky i fundit u përjashtua nga punimet e Kuvendit nga Gramoz Ruçi, por nuk pranoi të largohet nga salla edhe me ndërhyrjen e Gardës. Për këtë arsye, Ruçi ndërpreu seancën, duke njoftuar se ajo do të mblidhet sërish pasdite, në orën 17:00.

Ndërkohë, deputeti Noka dhe disa deputetë të tjerë demokratë janë ngujuar në sallën e Kuvendit dhe nuk pranojnë të dalin jashtë. E njëjta situatë ndodhi dhe të enjten e kaluar, ku protagonist ishte kryetari i PD, Lulzim Basha. Ky i fundit u përjashtua nga Ruçi, pasi bllokoi foltoren e Kuvendit, por u ngujua në sallë përgjatë gjithë ditës, duke bërë që kryetari i Kuvendit të tërhiqej nga vendimi i tij për përjashtim dhe të ‘falte’ kryedemokratin, me arsyen se është deputet i ri dhe nuk i njeh mirë rregullat.

E njëjta gjë po ndodh sërish, teksa në sallë janë ngujuar deputetët demokratë, por nuk dihet nëse do të kemi të njëjtin vendim nga Ruçi. Gjithçka pritet të vendoset në orën 17:00, ku tashmë ka dhe një kërkesë nga PD e LSI për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga punimet e Kuvendit me dhjetë ditë, me pretendimin se ka fyer ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e quajtur “të rrjedhur”. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë

Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë