Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oskar” dhe pas festës ku të gjithë artistët  ishin së bashku duket se ka nisur një polemikë e re në rrjete sociale dhe në media rreth aktorit Leonardo Di Caprio. Kjo ishte hera e katërt ku aktori kandidonte dhe nuk arriti të fitojë një Oskar.

Mediat e huaja nisën spekullime të ndryshme rreth këtij fakti duke hamendësuar arsye nga më të ndryshmet. Sipas “The Telegraph” paaftësia e vazhdueshme e Leonardo Di Caprio për të marrë një “Oscar”, ndonëse është një nga aktorët më të paguar është një prej çudive të ndarjes se çmimeve.

Të tjerë kanë aluduar se është diçka personale e lidhur me aktorin e pashëm. Ndërkohë në rrjete sociale fansat kanë shkruar se nuk është e drejtë që Di Caprio nuk është nderuar me një çmimim aq të dëshiruar nga një aktor. Këtë vit, ai u kandidua për një tjetër film të Martin Scorsese, “The Wolf of Wall Street”,i cili sipas shumë kritikëve ishte roli më i mirë i karrierës së tij, por sërish nuk ia doli të fitonte çmimin.

leonardo di caprio

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)