Përurohet busti i Azem Hajdarit
Berisha: Engjëll i lirisë, na mungon

Përurohet busti i Azem Hajdarit<br />Berisha: Engjëll i lirisë, na mungon
TIRANE - Është përuruar ditën e sotme në Qytetin Studenti në kryeqytet shtatorja e pishtarit të demokracisë Azem Hajdari, pikërisht në vendin ku 22 vite më parë ai kryesoi protestat e lëvizjes studentore të dhjetorit, që përmbysën diktaturën komuniste në vend.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit të shtatores së Azem Hajdarit, Kryeministri Sali Berisha do ta vlerësonte si tribun të lirisë, duke theksuar se ishte Azemi ai që i dha jetë lirisë së shqiptarëve dhe përmbysi diktaturën e egër hoxhiste. Berisha më tej tha se shtatorja e tij mund të qëndronte madhërishëm në çdo shesh apo bulevard të vendit, por askund më mirë se në qytetin që do kujtohet gjithmonë si djepi ku lindën liritë tona njerëzore dhe intelektuale.

“Sot në këtë ditë, e cila është dhe ditëlindja e dytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, është dita që t’i besojmë lirisë dhe vlerave të saj. 22 vjet më parë studentët e Universitetit të Tiranës të udhëhequr nga tribuni i lirisë nisën protestën e tyre të madhe. Sot inaugurojmë shtatoren e liderit të dhjetorit, e studentit, e të riut që në historinë tonë kombëtare do të mbetet ndoshta tribuni që me guximin, kurajon, vendosmërinë dhe vizionin bëri më shumë për liritë tona. Studentë, ju do kaloni pranë këtij busti dhe natyrisht në terësi nuk e keni njohur liderin e studentëve të dhjetorit ‘90, të cilin ne shqiptarët në të katër anët e vendit do t’i quanim ëngjëjt tanë, ëngjëjt e lirisë. Kjo shtatore që mund të vendosej në çdo shesh të Kryeqytetit qëndron më madhërishëm se kudo tjetër, në nderimin më të madh të veprës suaj të pavdekshme. Qëndron në vendin që për ne shqiptarët që erdhëm në vitet ‘90 si njerëzit më të shtypur të planetit. Ky shesh, ky qytet, do të mbetet për jetën tonë djepi ku lindën liritë tona njerëzore dhe intelektuale. I dashur Azem nuk mund të kishte gjetje më të mirë se ky shesh. Ky qytet ku ti nise një nga betejat më të mëdha, më të vështira, më të guximshme në historinë e lirisë së shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Bashkëshortja e ish-deputetit demokrat, Fatmira Hajdari u shpreh e nderuar për vlerësimin që i bëhet bashkëshortit të saj, duke vendosur këtë shtatore.

“Është shumë emocionues ky moment, që së bashku me këtë shi përurojmë bustin e Azem Hajdarit, bashkëshortit tim, mikut dhe vëllait tuaj. Gjej rastin të falenderoj Kryeministrin Berisha që ishte iniciatori i këtij memoriali dhe ishte ai që dha idenë që ky bust të qëndrojë këtu ku ka nisur dhe lëvizja studentore”, u shpreh Fatmira Hajdari.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë