Mosdënimi i vrasjes së katër protestuesve më 21 janar 2011 është një vrasje e dytë dhe një dënim për katër viktimat.
Kështu u shprehën familjarët e Ziver Veizit, të cilët bëjnë thirrje që drejtësia të vihet në vend.
Kunata e Ziverit, Vera Veizi, shprehet se drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e vet për këtë krim shtetëror të ndodhur në dyert e Kryeministrisë.
"Drejtësia është që të gjendet kush e vrau, të dënohet, të marrë ndëshkimin ai që e vrau. Por mua më duket sikur është dënuar ky që vdiq, duket sikur është dënuar ky me vdekje", thotë Vera Veizi.
Në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në mesditë në varrezat e fshatit Zenelaj, ku prehen eshtrat e Ziverit, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Partisë Socialiste të qarkut Gjirokastër, familjarë, të afërm, si dhe ministrat Blendi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.
Dy ministrat e qeverisë Rama shprehën solidaritet me familjen e Ziver Veizit dhe kërkesën e tyre për drejtësi.
"Të vendoset drejtësia për Veizin dhe shokët e tij të rënë më 21 janar", tha Çuçi.
"Pa drejtësi ne nuk mund të kemi një shtet i cili mbron njerëzit, por mbron edhe demokracinë, edhe institucionet", tha Kumbaro.
Më herët, në një lidhje telefonike me Report Tv, Trëndafile Muhametaj, motra e Ziver Veizit, shprehu besimin se drejtësia e re do të mund të zbardhë këto vrasje dhe të dënojë autorët e vërtetë.
"Të dënohen autorët, ata që i kanë vrarë. Ne këtë kemi kërkuar dhe do të kërkojmë, deri sa t'ia arrijmë qëllimit", tha Trëndafile Muhametaj.
Edhe familjarët e tre protestuesve të tjerë të vrarë më 21 Janar vazhdimisht kanë bërë apel për vendosjen e drejtësisë.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO