Përvjetori i Marinës në krah të Getoarit 
përrallë me jaht dhe deklarata dashurie

Përvjetori i Marinës në krah të Getoarit <br />përrallë me jaht dhe deklarata dashurie
Ky 26-vjetor do të mbahet mend gjatë për Marina Vjollcën, që e ka cilësuar si ‘më të bukurin e jetës së saj’. Ndryshe nga një vit më parë, kur moderatorja zgjodhi të festojë në mënyrë modeste me motrat dhe nënën e saj, ndërsa kolegët i qërasi me pica, këtë vit i dashuri i saj, Getoar Selimi kishte rezervuar surpriza për bukuroshen e ekranit.

Ai uroi fillimisht me anë të një postimi në Instagram, ku e quajti Marinën ‘dashurinë e tij, gruan e tij, gjithçka të tijën’ për të vijuar më pas me një surprizë në jaht, ku të ftuara ishin sigurisht edhe femrat e familjes Vjollca. Ditën e sotme 26-vjeçarja ka publikuar një foto ku shfaqej në krahët e reperit dhe e falënderonte në mënyrën më të adhurueshme të mundshme.

“Faleminderit që e bërë ditëlindjen time më të bukurën! Të dua jetë”. Dhe sigurisht deklarata të tilla vulosin njëherë e mirë romancën mes të dyve dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë t’i shohim në altar sa më shpejt, që me shumë gjasa do të ndodhë së shpejti, nisur nga urimi i Getoarit që e quajti Marinën ‘nusen e tij’. Ahhh dashuria!


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar