KORFUZ- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç do të vizitojë Greqinë më 26 dhe 27 shtator për të marrë pjesë në përvjetorin e mbërritjes së ushtrisë serbe në ishujt e Korfuzit dhe Vidhosit gjatë Luftës së Parë Botërore. Njoftimin e bën të ditur zyra e qeverisë serbe për marrëdhëniet me shtypin.
Daçiç do të vendosë kurora në Mauzoleun e Korfuzit dhe Varrin Blu si dhe do të mbajë një fjalim të posaçëm.
Kryeministri serb pritet të vizitojë gjithashtu edhe Shtëpinë Serbe në Korfuz.
Takimi me kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras në Athinë parashikohet në datën 27 shtator.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com