TIRANË - Drejtori i Policisë së Shtetit në momentin që largohet nga kjo detyrë nuk mund të rikthehet më si pjesë e uniformave blu. Kjo gjë është parashikuar në ligjin e ri që është përgatitur për funksionimin e Policisë së Shtetit.
 
Kjo bëhet e ditur në nenin 13 ku flitet për lirimi nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm. Në pikën 2 të këtij neni thuhet se: “Drejtori i Përgjithshëm pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë nuk rikthehet në strukturat e policisë. Trajtimi ekonomik e financiar përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave”.
 
Projektligji i ri i Policisë së Shtetit, është dorëzuar në Kuvend dhe me të statusi i uniformave blu do të pësojë disa ndryshime. Me këtë ligj të ri, parashikohet edhe shkrirja e Gardës së Republikës dhe krijohet “struktura e ruajtjes së personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë”
 
Ligji është paraqitur në Kuvend dhe pritet që të diskutohet në komisionet parlamentare e më pas për të kaluar në seancë votimi për të hyrë në fuqi dhe për të zbatuar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)