Polemikat për këtë nisën dy ditë më parë në mbledhjen e grupit të PD, ku Berisha propozoi këtë nismë, pasi me uljen e moshës së votuesve përfitohen edhe 100 mijë vota të tjera.
Grupi i komentuesve të “Paçe me Gazeta” e kanë nisur mëngjesin me kryeartikullin e gazetës “Mapo” ku flitej pikërisht për këtë duke thënë se është “çështje llogarish”.
Ndoshta ngaqë Kryeministri ndjen rrezikun dhe mendon të fitojë audiencë me adoleshentët.
Ndërsa Zeneli thotë se Berisha mendon për Ramën në këtë rast meqë edhe sllogani i tyre është “Rilindje”.
Ata me humor thonë se me këtë ide të Kryeministrit vetëm fëmijët e kopshteve mbeten pa votuar.