Shqipëria në 'black out' total për 30 minuta, ndërprerje edhe në Mal të Zi, Bosnje e Kroaci! Balluku: Ende jemi në rrezikshmërie të lartë! OST: Defekti nga Greqia nga temperaturat ektreme

Tirane-  Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia u përballën mesditën e sotme (22 qershor 2024) me një 'black out' të plotë për të paktën 30 minuta. Në Shqipëri gazetarët informuan për ndërprerje të energjisë elektrike për gati 30 minuta në Durrës, Lezhë, Shkodër, Kukës, Sarandë e Elbasan.

Në Tiranë ministria e Energjetikës informoi se ndërprerja ishte për 17 minuta. Edhe autoritetet e vendeve fqinje Mali i Zi  Bosnja dhe Kroacia informuan për një black out.

Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri sqaroi se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë, në linjën e Prizrenit. dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Shkak, është konsumi përtej normales i rrymës elektrike në këto ditë që vendi është kapluar nga i nxehti afrikan. 

"Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve"

Në një deklaratë të orës 15:25 minuta ministrja Balluku informoi se i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike por nënvizoi se ende jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe nga ana tjetër temperaturat do të jenë të tilla, në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim.

"Duke nisur nga linja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila pati një avari dhe më pas në efekt kaskadë i gjithë vendi, kemi pasur shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, jemi informuar nga operatorët e tjerë të transmetimit në rajonin tonë se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë.

Nga analiza e parë, por sigurisht duhet të marrim kohën tonë për të bërë një analizë të thelluar teknike, rezulton se volumet e mëdha në sistemet e transmetimit në këto momente, por gjithashtu edhe temperaturat shumë të larta në nivele rekord, kanë krijuar këtë lloj problematike teknike.

Vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe nga ana tjetër temperaturat do të jenë të tilla, në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim. Duhet thënë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët e tjerë të transmetimit në rajon për të bashkërenduar punën me ta dhe sigurisht do të vazhdojmë që të bëjmë analizën e duhur teknike për të gjetur problematikën dhe për ta mbajtur rrjetin të sigurt" tha ministrja Balluku.

Mali i Zi 
Sistemi për shpërndarjen e rrymës në Mal të Zi njoftoi përmes një postimi në Facebook se ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe se pothuajse i tërë vendi është pa rrymë. Në një lidhje telefonike nga Mali i Zi, gazetari Musa Gjoka informoi Report Tv se atje mungesa e energjisë vijon prej 1 orë e gjysmë.Në disa zona rryma është siguruar nga Ministri i Energjisë dhe Minierave në Mal të Zi, Sasha Mujoviç deklaroi se 'problemi i ndërprerjeve të energjisë elektrike është i natyrës rajonale dhe e quajti dështim rajonal' citon Radio Televizioni i Malit të Zi.  

Bosnje e Kroaci black out, jo Kosova, Maqedonia e Veriut e as Serbia
Operatori i Pavarur i Sistemit në Bosnje e Hercegovinë (BeH) tha se “nuk ishte e mundur të parandalohej kolapsi i sistemit të energjisë elektrike” në këtë shtet.

Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike është përhapur edhe në Kroaci, me të cilën Bosnje e Hercegovina ka numrin më të madh të linjave ndërlidhëse të transmisionit”, tha operatori.

Operatori theksoi se normalizimin e situatës e pengojnë tensionet e larta në rrjetin 400 dhe 220 kilovolt (kV). 

Ndërkaq, drejtori i Kompanisë së Energjisë Elektrike në Republikën Sërpska, Luka Petroviç, i tha Radios Evropa e Lirë se arsyeja e ndërprerjes së rrymës në pothuajse tërë territorin e Bosnjës është për shkak të një “problemi në rrjetin e energjisë në Mal të Zi”. Autoritetet në Republikën Sërpska thanë se presin që situata me energji të stabilizohet shpejt.

Edhe Kroacia njoftoi se disa pjesë të vendit janë përballur me ndërprerje të rrymës, përderisa autoritetet kroate, së bashku me homologët e tyre në shtetet fqinje, thanë se po analizojnë shkakun e ndërprerjes së rrymës.

Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria e ndajnë vijën bregdetare të Detit Adriatik dhe rrjetet energjetike në rajon vazhdojnë të jenë të lidhura edhe pas luftërave në Ballkan në vitet e '90-ta.

Nga Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës (KESCO) nuk janë njoftuar probleme me furnizim me energji elektrike në Kosovë. Probleme me rrymë nuk janë raportuar as në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Temperaturat 41 grade
Vendet e rajonit janë përfshirë nga vala e të nxehtit me temperatura deri në 41℃. I nxehti i pazakontë për këto ditë qershori ka nxitur përdorimin e kondicionerëve e pajisje të tjera elektro-shtëpiake, një konsumim i lartë energjie që linjat e transmetimit nuk e kanë përballuar dot.

Edhe dje (20 qershor) u shënuan luhatje të vazhdueshme të tensionit që mund të sjellin dëme të mëdha në pajisjet elektro-shtëpiake, ndërsa në disa qytete u raportua edhe për persona të bllokuar në ashensor, për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike.

Shqipëria ka 2 linja interkonjeksioni 400 kv me Greqinë, 2 me Podgoricën dhe 2 me Kosovën. Autoritetet në Mal të Zi dhe vendet fqinje bëjnë sërish thirrje që konsumatorët të mos ngarkojnë rrjetin në mënyrë që mos të rrezikohet të shkaktohen ndërprerje të reja

Ministria e Energjetikës tha se po punohet për të bërë analizën e duhur teknike për të gjetur problematikën dhe për ta mbajtur rrjetin të sigurt. 

Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) tha se është duke mbledhur të dhëna teknike për këtë incident nga OST-të e prekura dhe se do ta kryejë një hetim në javët në vijim me ndihmën e një grupi ekspertësh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Ndërprerja e energjisë në vendet e Ballkanit, reagon Rrjeti Evropian i Sistemit të Transmisionit: Do të kryhet hetim i detajuar për incidentin

Një incident i madh në rrjetin e sistemit energjetik në pjesën juglindore të Evropës ka bërë që të kishte ndërprerje disaorëshe të rrymës të premten në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci, njoftoi Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

ENTSO tha se është duke mbledhur të dhëna teknike për këtë incident nga OST-të e prekura dhe se do ta kryejë një hetim në javët në vijim me ndihmën e një grupi ekspertësh.

‘Më 21 qershor 2024 rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale. Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët.

ENTSO-E aktualisht është duke mbledhur të gjitha të dhënat teknike relevante për këtë ngjarje nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur.

Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO-E do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh.’- njofton ENTSO.

Ora 15:51
Ndërprerja e energjisë eklektike, Ministrja: Jemi në një zonë me rrezikshmëri të lartë, po komunikojmë me opreatorët në rajon për të mbajtur rrjetin e sigurt

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin. Sipas ministres pavarësisht se tashmë i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, duhet thënë se vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe nga ana tjetër temperaturat do të jenë të tilla, në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim.

Ministrja bëri me dije se është në komunikim me të gjithë operatorët e tjerë të transmetimit në rajon për të bashkërenduar punën me ta dhe se do të bëjnë analizën e duhur teknike për të gjetur problematikën dhe për ta mbajtur rrjetin të sigurt. 

'Ndodhem në këtë komunikim publik për t’ju informuar për një situatë kritike me të cilën jemi përballur pak orë më parë, përsa i përket sistemit të transmetimi të energjisë elektrike në vendin tonë. Duke nisur nga linja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila pati një avari dhe më pas në efekt kaskadë i gjithë vendi, kemi pasur shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, jemi informuar nga operatorët e tjerë të transmetimit në rajonin tonë se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë.

Nga analiza e parë, por sigurisht duhet të marrim kohën tonë për të bërë një analizë të thelluar teknike, rezulton se volumet e mëdha në sistemet e transmetimit në këto momente, por gjithashtu edhe temperaturat shumë të larta në nivele rekord, kanë krijuar këtë lloj problematike teknike.

Duhet thënë se nga puna e mirë që është bërë në terren nga të gjithë specialistët, inxhinierët, teknikët e OST-së kemi arritur të rikuperojmë të gjithë shpërndarjen e energjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30 minutash, ndërkohë që Tirana është rikuperuar në vetëm 17 minuta.

Pavarësisht se tashmë i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, duhet thënë se vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe nga ana tjetër temperaturat do të jenë të tilla, në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim. Duhet thënë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët e tjerë të transmetimit në rajon për të bashkërenduar punën me ta dhe sigurisht do të vazhdojmë që të bëjmë analizën e duhur teknike për të gjetur problematikën dhe për ta mbajtur rrjetin të sigurt. Shumë faleminderit dhe do të vazhdojmë të jemi në komunikim.’- shkruan Balluku.

Ora 14:12
Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia e Bosnja pa drita, Ministri i Energjisë i Malit të Zi del me deklaratë

Podgorice- Ministri i Energjisë dhe Minierave në Malin e Zi Sasha Mujoviç deklaroi se problemi i ndërprerjeve të energjisë elektrike është i natyrës rajonale dhe e quajti dështim rajonal, citon Radio Televizioni i Malit të Zi

“Vendet e rajonit janë pa energji elektrike, po flasim për Shqipërinë, Kroacinë dhe Bosnje-Hercegovinën”, thotë ai.

Ai shton se operatorët e sistemit të transmisionit janë të fokusuar maksimalisht, edhe pse për momentin nuk dihet ende se ku është faji.

Ne po punojmë për normalizimin e situatës dhe rivendosjen e sistemit”, tha ai.

Mendohet se kjo ka ndodhur për shkak të një ngarkese të madhe.

"Konsumimi është rritur ndjeshëm për shkak të temperaturës së lartë. Në një situatë me temperatura të larta ndodh që ftohja e ajrit të jetë më e dobët, dhe temperaturat e larta bëjnë që linja të bjerë", ka theksuar Mujoviç, duke shtuar se po punohet për të riparuar defektin por nuk dha një kohë të caktuar se kur do të rikthehet normalisht energjia.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2024 00:45

    Te shpresojme qe eshte me te vertete nga temp.e larta dhe jo nga ndonje hakerim i sist.kompjuterik te rrjetit!

    Përgjigju
    • Une: 22/06/2024 08:27

      Sakt!

  • EMF: 21/06/2024 21:56

    EMF war

    Përgjigju
  • Vlonjati: 21/06/2024 13:01

    Po gazetari i Vlores ishte ne plazh?

    Përgjigju
  • Vata: 21/06/2024 12:54

    Në Shkodër sapo erdhen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij