'Pa gjurmë'/ Gjyshja në kërkim të mbesës 5-vjeçare, daja: I ati nuk e ka kërkuar

'Pa gjurmë'/ Gjyshja në kërkim të mbesës 5-vjeçare, daja: I ati nuk e ka kërkuar

Gjyshja Kalie Zaka gjyshja e 5 -vjeçares Bleona në emisionin "Pa gjurmë"

Një histori nga Libofsha e Fierit, është sjellë këtë herë në emisionin “Pa gjurmë” e gjyshes, e cila prej kohësh vuan mungesën e mbesës së saj, pas një konflikti të gjatë me nusen e djalit.  Ronardi dhe ish-bashkëshortja Irma u martuan me shkuesi në vitin 2012. Pasi famija u shtua dhe gjërat pritet të ishin ndryshe me ardhjen në jetë të një fëmije, krejt e kundërta ndodh.  Mes çiftit çuditerisht nisin konfliktet e para dhe jeta e tyre do të marrë një tjetër kthese.

Debatet dhe konflikte e para nisin kur vëllai i nuses së djalit, Irmës kërkon tek i kunati një shumë parash borxh, por ky i fundit nuk e ndihmon duke i thënë që nuk kishte mundësi. Nga ky moment fillojnë konfliktet e Irmës me të shoqin për hatër të vëllai, debate të cilat marrin përmasa të mëdha duke përfunduar me rrestimin dhe dënimin e tij 1 vit në burg në Fier më 2016. Sipas familjes Zaka,  Irma ka hartuar një plan të qëllimtë për t’u pajisur me urdhë mbrojtje per 3 muaj me pretendimin se dhunohej. Pas daljes nga burgu të Ronardit  në korrik të 2016-ës shpejt familja vendos të bashkohet

Në studion e “Pa gjurmë”, në Report Tv, gjyshja Kalia ka rrëfyer historinë e familjes Zaka,  si nisën konfliktet me nusen e djalit, dy vite pasi çifti ishte martua.  Nga kjo martesë shumë shpejt në familjen Zaka  erdhi në jetë vajza Bleona.

Teksa po mundoheshin te krijonin një jetë normale dhe familja vendos të marrë një  shtëpi me qera në Tiranë, shumë shpejt për shkak të vështirësive ekonomike ata nuk do të mund të përballojnë dot jetën në kryeqytet. Çifti ndahet në prill të 2017-ës.

Biseda e plotë në studio:

Zgjatën dy vjet debatet. Nusja më futi në burg djalin. Ajo sillej në mënyre arrogante me ne. Britmat e saja, sjelljet e saj ne shtepi ishin të padurueshme, Ka qenë data 20 korrik. Mbesa ka jetuar deri në moshen 3 vjeçare me ne. Divorci ndodhi në muajin shkurt por djali im e do bashkëshorten edhe sot. Sepse ajo drejt me thënë na tërboi, deri më 20 korrik që bëri hatanë e madhe, qe nisi konfliktin qe ne mëngjes. Dhunonte vazhdimisht fizikisht djalin në mënyre mizore deria sa erdhi dita që e futi në burg... Dua ti them nuses pse e fsheh gocën? Ajo nuk e ka bërë vetëm. Pse e fsheh fëmijën?. ne kemi skemi detyrimet do t’i paguajme detyrimet për fëmijën . Vinte djali syte me lot në shtepi. Nuk fliste dot njeri me të , nuk flet do t njeri me të sepse ka gojën e pistë dhe nuk di të sillet.

Kalie Zaka, gjyshja e 5-vjeçares 

Në emision foli edhe daja i Bleonës, i cili në një përballje me gjyshen e  5-vjeçares mohoi qe i ati i Bleonës të jetë interesuar për fatin të bijës.

Kalie Zaka:  Djali ka ardhur muaj për muaj duke u interesuar për vajzën... Pse gënjen, Babai ka ardhur muaj për muaj dhe ju nuk e keni qasur e keni ndjekur.

Elviz Buzi: Ai nuk ka ardhur fare për ta kërkuar tek ne. Vajzën  duhet ta kërkojë i ati.

Kalie Zaka: E ka kërkuar edhe i ati edhe gjyshi. Por ju e keni qëllimin vetëm për lekë tek ne. Motren tuaj e e sollët tek ne vetëm për lekë se ju ishit e shkundur si familje. E patet luften vetëm për lekë ju. Unë do ta kërkoj mbesën time sa të kem jetë. Unë sa të jem gjallë nuk do e lë mbesën time pa e kërkuar. Mbesen e dua me gjithë shpirt dhe gjithe zemër. 

Avokati i ftuar në emision foli rreth historisë së familjes duke vënë në dukje moszbatimin e detyrimeve, nga ana e prindërve të fëmijës. Sipas tij, ai duhet të bënte kallëzim penal, që bashkëshortja nuk e ka lejuar dhe mbajtjen e kujdestarisë në mënyrë të njëanshme, të paligjshme nga ana e së ëmës. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moni: 02/11/2018 21:10

    Jane keq katunaret kur shkojne ne qytet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë