'Pa Gjurmë'/ Misteri i të riut të zhdukur para 8 viteve, vëllai: Dyshoj se jeton në manastir

'Pa Gjurmë'/ Misteri i të riut të zhdukur para 8 viteve, vëllai: Dyshoj se jeton në manastir

Vëllai i Erjon Gjolena, i ftuar në emisionin 'Pa Gjurmë'

Një humbje pa gjurmë na kthen 8 vite pas. Ishte viti 2010 kur i humburi Erjon Gjolena, nga Belshi i Elbasanit u nis drejt Greqisë, sëbashku me mikun e tij Pëllumb Muca, më datë 2 Mars. Ndërsa kaluan në tokën Helene, ilegalisht dhe duke bërë 4 ditë rrugë në këmbë, Pëllumbi sëmuret dhe Erjoni u detyrua ta nxirrte në rrugën kryesore për t’ja dorëzuar policisë. Pas ketij moment asokohe 18 vjecari shkëputet gjatë udhëtimit duke humbur kontaktet me mikun e tij..

Me destinacion një zonë që ndodhet dy orë larg nga Katerini, Erjoni mbërrin shëndoshë e mirë. Në këtë moment ai merr në telefon Arditin vëllain e tij, duke i thënë se gjithcka është mirë dhe se ai po mundohet të gjej një punë. Kjo është arsyeja që Arditi kërkon vëllanë në emisionin Pa gjurmë, pasi për Erjonin që sot është 26 vjec nuk dihet më asgjë për fatin e tij.

Nga kërkimet e familjarëve mësohet se atë ditë që i riu ishte në Greqi, ka komunikuar me një bari grek, ndërsa ky i fundit mësohet të ketë thënë se iu lut të qëndronte atë natë, pasi kishte rënë nata. Sipas të njëjtës dëshmi bërë familjarëve bariu grek i ka dhënë Erjonit dhe ndërresa të reja. Më pas është larguar duke i thënë se do shkonte në drejtim të Katerinit, atje ku ndodhej edhe një tjetër i Erjonit.

Familjarët kanë ndjekur të njëjtin itinerar sipas gojëdhënave duke kërkuar në Katerini, por as atje nuk kishte shkuar Erjoni. Këtu lindën dyshimet e para se Erjoni po gënjente në lëvizjet që po bënte. Arsye të cilën familjarët nuk e dijnë ende. Arditi, vëllai që kërkon vëllanë, komunikoi për herë të fundit me Erjonin më 8 mars, kur ky i fundit i pohon se jam mirë dhe kam dalë për kafe. Ky ishte pohimi i fundit dhe i vetëm i të riut bërë familjarëve.

Moderatorja e 'Pa Gjurmë', Odeta Dume u vendos në kontakt nga studioja televizive me personin e fundit që ka pasur të bëjë me Erjon Gjolenan, Pëllumb Mucën. Pëllumbi menjëherë pasi ka ngritur telefonin, ka filluar të tregojë udhëtimin që ka ndarë me Erjonin për afro 4 ditë. 

"Jemi nisur me datë 2 mars me makinë të rastit drejt Greqisë dhe natën e dytë i thashë më dhemb stomaku, por vazhduam. Natën e tretë takuam shqiptarë që na dhanë bukë, por sërish kisha dhimbje barku. Natën e pestë, rreth orës 16.30-17.00 nxorra gjak nga stomaku dhe i thashë se do lajmëroj policinë greke pasi po riskoja jetën. Më tha: "A ke lekë në telefon që të flas me vellëzërit?" I thashë që po, dhe se pa e dëgjuar që të fliste me vëllezërit nuk do ta lija të ikte", rrëfeu Pëllumb Muca, i cili shtoi se rrugët e tyre do të ndaheshin më pas pikërisht për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. "Unë ika në spital për shkak të dhimbjes së stomakut, ndërsa ai më merr në telefon dhe më thotë se e kishte kaluar lumin e Kozanit dhe se po ecte në rrugë teksa po binte borë", tregoi më tej Muca.

Pëllumbi thotë se Erjoni ka qenë në datën 9 mars ( e diel) në Livadh dhe se aty ka takuar një burrë plak të quajtur Mico, i cili i ka thënë Erjonit që të mos rrinte tek stani pasi po i vinte taksia. "Që nga ajo ditë i kam humbur kontaktet me Erjonin", u shpreh emigranti shqiptar, duke shtuar se gjatë kohës që ka udhëtuar me Erjonin ka dyshuar se ky i fundit po i mbante dicka të fshehtë. 

Vëllai i Erjonit, i cili ishte në studion televizive, iu shpreh gazetares së 'Pa Gjurmë' se dyshon ndaj Pëllumb Mucës dhe se beson se vëllai i tij ndoshta mund të gjendet në ndonjë manastir.  Në këtë moment, vëllai tjetër i Erjonit, Flamur Gjolena përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë ka pohuar se e mohon një opsion të tillë, pasi sipas tij, në momentin kur regjistrohesh nëpër manastiret e Greqisë lajmërohen fillimisht familjarët. "Mesa kam pasur mundësi jam interesuar, por nuk kam nxjerrë asnjë informacion të saktë, por për ato që thotë Luftëtari për punën e manastirit nuk e pranoj si opsion. Nëpër manastire kur futesh duhet të lajmërosh familjet, pasi të largojnë", tha vëllai i Erjonit, Flamur Gjolena, i cili pohoi për avokatin se e di këtë gjë pasi ka qenë vetë për afro 10 ditë në një manastir të Greqisë në periudhën kur ka emigruar fillimisht në Greqi.

Moderatorja Odeta Duma, pas telefonatës që pati me vëllain e Erjonit, komunikoi me një person i cili dyshon se e ka parë atë para 8 vitesh. Klevis Mani rrëfeu për 'Pa Gjurmë' se ai ka parë në qendër të Katerinit një djalë që thërriste: "O shqiptar, o shqiptar!" "I ktheva kurrizin por ai më pyeti: 'A je shqiptar?' Po i thashë. Ai më tha se s'kishte ku të rrinte dhe për këtë arsye ndenjëm të dy së bashku, por nuk ia mbaj mendin emrin pasi kanë kaluar vite. Megjithatë mbaj mend vetëm që më ka thënë se ishte nga Belshi dhe se kishte një moshë të përafërt me timen, pra diku tek 20-23 vjec. Gjithashtu mbaj mend që më tha se do ikte tek vëllai që e kishte në Athinë", rrëfeu Klevis Mani duke lënë të nënkuptuar se ndoshta personi që ka rastisur 8 vite më parë në Greqi nuk ka qenë Erjon Gjolena. 

Në përfundim të emisionit, gazetarja tentoi të kishte edhe një lidhje telefonike me të atin e Erjonit, Imli Gjolena, por kjo lidhje nuk u realizua. Vëllai i ftuar në studion televizive të 'Pa Gjurmë' i drejtoi një mesazh Erjonit, që  t'i bënte një telefonatë prindërve të tij sa për t'i komunikuar që është mirë. 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat