Pa gjurmë ’vesh’ uniformën blu, kthen në shtëpi 36-vjecarin e humbur nga Vlora (VIDEO)

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta transmetimi live në emisionin ‘Pa Gjurmë’, me moderatore Odeta Dume, që menjëherë apelit të nënës nga Vlora, për djalin e humbur 13 ditë më parë, t’i përgjigjen me dhjetra telefonata, që lokalizuar vendodhjen e 36-vjecarit në Tiranë. Fatjon Dule u zhduk nga banesa e tij më datë 21 tetor, ndërsa nëna e tij Donika kishte bërë denoncimin në policinë e qytetit bregdetar. Pasi kaluan ditë të tëra, pa asnjë rezultat, ajo vendosi t’i drejtohej programit për të kërkuar ndihmë. Gjatë transmetimit live në ’Pa Gjurmë’ mbërritën informacione e para, që lokalizuan vendndodhjen e të riut në zonën e ’Don Boskos’ në kryeqytet. Falë qytetarëve stafi ‘Pa Gjurmë’ u nis menjëherë për të verifikuar në terren të gjitha informacionet, por edhe për të marrë të dhëna të tjera duke shpërnadrë edhe foton e të riut. Misioni vazhdoi edhe pas përfundimit të programit live, me shpresën për të rënë në gjurmët e Fatjonit. Në pak minuta stafi ishte në vendin dhe kohën e duhur. I riu u gjet shumë pranë tregut të fruta-perimeve, në hyrje të zonës së ’Don Boskos’, teksa bënte lëvizje të crregullta.

Gazetari Ermal Qori komunikoi me 36-vjecarin, i cili ka probleme të shëndetit mendor prej disa vitesh, pas zhgenjimit nga një marrëdhënie e humbur dashurie. 

’Do nisem vetë nesër, për në Vlorë dhe kam para me vete. Më kanë dhënë për të ngrënë, por kam fjetur jashtë’

 Ishte stafi i programit ai që njoftoi policinë, pas gjetjes së Fatjon Dules, për të bërë të mundur kthimin e tij në shtëpi. Këtë të martë në një lidhje live nga Vlora, kolegu Armand Xhelili intervistoi nënën e 36-vjecarit, e cila nuk i mban lotët nga gëzimi duke falenderuar të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e djalit të saj.

‘Ju falenderoj shumë. U gëzova kur më morët në telefon. Policia e Vlorës ma solli djalin në shtëpi, mbrëmjen vonë dhe kur e pashë u gëzova pa masë. E pyeta djalin përse u largua pa më thënë dhe ai m’u përgjigj se donte të pintë një kafe në Tiranë. Ishte shumë rraskapitur, pasi dukej që nuk ishte ushqyer dhe kishte fjetur jashtë’, përlotet nëna .

Nuk ishte hera e parë, që 36-vjecari largohej nga shtëpia, i gjetur nga policia, por këtë here ishte ’Pa Gjurmë’ që ’veshi’ uniformën blu dhe rikthen në banesë të riun. Tashmë pas rikthimit të Fatjon Dules në shtëpi, nën kujdesin e nënës emisioni ’Pa Gjurmë’ e konsideron të kryer këtë mision të radhës.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave