Pa kaluar orë nga mbërritja në Kuvendin e Shqipërisë nga KED të emrit të Altin Binajt për të plotësuar vakancën e fundit në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve ka kaluar sot në mëngjes për në seancë plenare.
"Komisioni i ligjeve voton z. Altin Binaj si kandidat për anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi i Shqipërisë përmbushi detyrimin kushtetues duke plotësuar 3 vendet e lira në këtë Gjykatë. Uroj që seanca plenare të votojë raportin e komisionit të ligjeve",- shkruan në një postim nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.
Ditën e djeshme, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dërguar për votim në Kuvend emrin e Altin Binajt për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese. Pas kalimit në komisionin e ligjeve sot, emri i Binajt do të votohet në Kuvend ditën e enjte që do të jetë dhe seanca e fundit parlamentare për këtë vit.
Mbrëmë, menjëherë pas vendimit të KED, reagoi edhe ambasadorja Yuri Kim ku përmes një postimi në Twitter ajo deklaroi se tashmë sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do jetë funksionale.
Edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka përshëndetur progresin e bërë për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se tashmë është e rëndësishme që të vazhdohet në të njëjtën frymë për të përfunduar listat e anëtarëve të tjerë që do emërohen nga Presidenti.
Në ditët në vijim, KED pritet t’i dërgojë kandidaturat Presidencës, të renditura sipas pikëve, për vendin vakant, të krijuar pas shkarkimit të Besnik Muçit. Në garë për vendin e Muçit janë Sonila Bejtja, Aleksandër Toma si dhe Zhaklina Peto.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka katër anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji, nga 9 në total. Që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë çështje në seancë plenare dhe të marrë vendime, duhet të ketë 6 anëtarë. Duke e konsideruar Binajn të miratuar, duhet edhe një anëtar të Kushtetuesja të funksionojë.
Rezultati sondazhit sh surprize e keqe.I bindur jo i vertete.Komentuesi Dangellia, ka sh te drejte.Qytetari
PërgjigjuPuna eshte se per pislleqet qe ka bere shoku like nuk na intereson shume GJK. Kjo do kishte rendesi nese ER do e kishte vazhduar proceduren per shkarkimin e tij. Edhe pak dhe mandati i mbaron ketij hajduti, deputet nuk del, keshtu qe eshte gati per te shkuar drejt hekurave, GJITHMONE NESE DREJTESIA JONE KESAJ HERE DO BEJ PUNEN E SAJ. Zullumet qe ka bere i kemi pare me ze e figure
PërgjigjuBeni nje sondazh te regullt....edhe ketu edhe te top cenell jan leshuar shpellaret votojn sa te duan...si ka mundesi ne dy sondazhe votojn pro dhe atje demostrojn 200 alabak femij te paguar...behuni serioz ...beni nje sondash per ke do votosh ti...dhe te jet i kontrolluar mir jo si keto qe votojn sa her duan shpellatret...un ketu ne qytetin ku jetoj ne emigracion bej dondazhet e mija.....13% votojn opoziten po dhe ata thjesht kan inat ramen .....kaq kisha hiqeni sondazhin mos genjeni kot se nuk ini te tille. Respekte .
PërgjigjuTusha e Xhaferrllari jane te METES dihet. Emeron dhe nje te trete iliri dhe... Ja hodhi!
Përgjigju