Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dërguar për votim në Kuvend emrin e Altin Binajt për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese. Në fakt ligji e parashikon që të çohen 3 kandidatë për votim për një vend vakant, por në mungesë të tyre po veprohet më shpejt.
Kandidatura e Binaj është për vakancën e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë.
Emri i Binajt do të votohet në Kuvend ditën e enjte që do të jetë dhe seanca e fundit parlamentare për këtë vit. Pas këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi i ambasadores Yuri Kim ku përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se tashmë sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do jetë funksionale.
"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës" - njofton Gjykata e Lartë.
Në garë për vendin vakant në Kushtetuese janë dhe Sonila Bejtja, Aleksandër Toma si dhe Zhaklina Peto e cila është rikthyer në garë nga Gjykata Administrative.
Ky vendim i KED për të miratuar listën finale vjen pas ultimatumit të dhënë nga ambasadorët, konkretisht nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim e cila ka përsëritur thirrjet për të bërë funksionale brenda këtij viti Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka theksuar se nuk duhet të pritet derisa BE të marrë një vendim.
Pas ambasadores Yuri Kim, edhe ai i BE-së, Luigi Soreca ka përshëndetur progresin e bërë për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se tani është e rëndësishme që të vazhdohet në të njëjtën frymë për të përfunduar listat e anëtarëve të tjerë që do emërohen nga Presidenti.
"Ne e mirëpresim vendimin e sotëm nga KED për dërgimin e emrit kandidat për Gjykatën Kushtetuese që të miratohet nga Parlamenti. Tani është e rëndësishme të vazhdojmë në të njëjtën frymë dhe të përfundojmë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti" - shkruan Soreca.
Pasi KED dërgoi në Kuvend emrin e Altin Binaj për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, ka reaguar ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.
Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan se këtë javë do të kemi një nga gjyqtarët për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo thotë se sapo presidenca të emërojë gjyqytarin e saj, Gjykata Kushtetuese do jetë funksionale.
“Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë se do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për GJK funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, GJk do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”, shkruan Yuri Kim.
Po pse kot i mobilizoi like floriri dhe sali protopapa pordhtestat????? Po i ngushtohet laku shejtaneve!!!!! Po edhe Rusi eshte goxha i zgjuar dhe s'e ka lene mendja te investoj te keta katrane .... hahahahahaha Ja la dobicin ne dere Metes per te emeruar gjykaten kushtetuese... hahahahahahahaha
PërgjigjuSa qejf e kam kete Guamasen qe me del si cupa spathi gjithmone neper media. ka mundesi ti a perktheje ndonjeri ate fjalen shqip: O motra, nuk behne petullat me uje!
Përgjigju