Një 36-vjeçar është ndaluar në Kapshticë pasi nuk kishte leje qarkullimi. Ai banon në Larisa të Greqisë dhe pavarësisht urdhrit të policisë për të ndaluar, ka vijuar lëvizjen drejt vendit fqinj.

Policia i është vënë pas dhe më pas ka nisur hetim penal për “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe i ka bllokuar automjetin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.