Autoriteti Kombëtar i Kontrollit ka mbyllur dhe gjobitur me  6.1 milionë lekë 4 biznese, në Lushnje, Durrës dhe  Fier, për mungesë liçence, kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme dhe produkte të skaduara.

Biznesi i parë është një magazinë ushqimore me shumicë në Lushnje që ushtronte aktivitetin pa liçencën përkatëse, pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin për manualin e vetkontrollit. Gjatë kontrollit  u  evidentuan  produkte si çarja, puding, biskota apo akullore të skaduara  dhe produkte të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara biznesit iu vendos gjobë prej 2.600.000 lekësh dhe mbyllje e tij deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Janë bllokuar dy restorante në Fier pa liçencën përkatëse dhe pa planin për manualin e vetkontrollit. Të dy bizneseve  iu vendos gjoba prej 1.500.000 lekësh dhe mbyllje e tyre deri në plotësimit e kërkesave ligjore.

 Subjekti i katërt është  një restorant në Durrës që ushtronte aktivitetin pa sistem gjurmueshmërie, pa planin për manualin e vetkontrollit, në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si lagështi apo myk nëpër mure dhe ndryshk në dritare e frigoriferë. Për shkeljet e konstatuara nga trupa e AKU u vendos mbyllja e aktivitetit dhe gjoba prej 500.000 lekësh.

 AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve si dhe duke siguruar  vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.

Foto nga bizneset e mbyllura