Bulqizë/ Pa patentë dhe me drogë në makinë, arrestohet 27 vjeçari (EMRI)

Bulqizë/ Pa patentë dhe me drogë në makinë, arrestohet 27 vjeçari (EMRI)

Droga e kapur në makinën e të riut

Bulqizë- Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me drogë në makinë, të cilën dyshohet se do ta shiste në doza të vogla. I arrestuari është Sajmir Duriçi, 27 vjeç, banues në Dushaj-Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.

Çanta ku po mbahej droga

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike i cili drejtonte dhe automjetin pa leje drejtimi.

Sekuestrohet  një sasi lënde narkotike 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe mbi bazën e informacioneve  të marra në rrugë operative, se një shtetas po përgatitej të shiste lëndë narkotike në doza të vogla, nga efektivët e Sektorit për Krimet në bashkëpunim me  shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në hyrje të qytetit të Bulqizës kanë ngritur  një pikë kontrolli ku kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin Sajmir Duriçi, ku gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se drejtonte automjetin pa u paijsur me leje drejtimi.

Gjithashtu rezultoi se nën sedilen e pasme të automjetit kishte fshehur një çantë ku brenda saj kishte një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sattiva.

Nga informacionet e grumbulluara dyshohet se do ta shiste në doza të vogla. 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në fund të veprimeve të para hetimore u  arrestua në flagrancë shtetasi:

Sajmir Duriçi, 27 vjeç, banues në Dushaj-Bulqizë ( I dënuar  më parë për Vjedhje)

Materialet do ti referohen   Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprat penale “Prodhimit dhe shitje të narkotikëve” , “Drejtim i  automjetit në mënyrë të parregullt ”, parashikuar nga nenet 283/1, 291  të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb