11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Ndërkohë janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 162 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
Sakaq me masë masë administrative, në të gjithë vendin, janë ndëshkuar 1445 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurtë në destinacion.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.5%
-
Jo
17.1%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2953
Lajme të tjera
-
Pengoi lëvizjen e mjeteve pasi parkoi gabim, gjobitet me 280 mijë lekë gjobë shoferi në Tiranë
3 Tetor, 14:25
-
Për një javë policia rrugore në Tiranë gjobiti 12 607 drejtues makinash, ja shkeljet që kryen
3 Tetor, 08:57
-
Policia Rrugore bën ‘bilancin’! Në një javë u arrestuan 3 shoferë dhe u ndëshkuan me gjobë 1400 të tjerë
29 Shtator, 11:28
-
Kush parkon gabim në Tiranë e pëson, specialistët e qarkullimit rrugor në Report Tv: Gjoba deri në 7 mijë lekë, heqje mjeti me karrotrec! Nismë për të lehtësuar trafikun
27 Shtator, 14:31
-
Tiranë/ Kush parkon gabim e pëson, për një ditë vendosen 5200 gjoba! Do hiqen me karrotrec! S'ka më tolerim
27 Shtator, 11:57
-
Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, ndëshkohet me gjobë 40 mijë lekë shoferi i 'Porsche' në Tiranë
25 Shtator, 11:08
-
VIDEO/ Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 896 shoferë në Tiranë gjatë një jave
18 Shtator, 13:40
-
DOKUMENTI/ Ndryshime në Kodin Penal, 3 vjet burg për parakalimet e gabuara! Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Jo më shtyrje apo mungesa nëpër gjyqe
17 Shtator, 16:04
-
Bënin manovra në rrugë duke drejtuar makinën nën efektin e drogës, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë
15 Shtator, 09:02
-
E pazakontë në Tiranë! Shoferi lë fëmijën në bagazhin e makinës, gjobitet nga policia (VIDEO)
12 Shtator, 15:28
-
Nesër dita e parë e shkollës, policia e Tiranës prezanton planin e masave! 500 efektivë në terren
10 Shtator, 17:22
-
Monopatinat, policia rrugore: Të gjitha në korsi biçiklete! Policia rrugore propozon kolaudim të mjeteve më të shpejta
9 Shtator, 20:59