‘Pa Pinoçetin, Kili do të ishte si Kuba’, sulmi i Bolsonaro-s ndaj Komisioneres së Lartë të OKB

‘Pa Pinoçetin, Kili do të ishte si Kuba’, sulmi i Bolsonaro-s ndaj Komisioneres së Lartë të OKB

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka lëshuar akuza të rënda kundër Michelle Bachelet, Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

"Sikur të mos ishte Augusto Pinoçet, i cili mposhti të majtën në vitin1973, përfshirë babanë e saj, sot Kili do të ishte si Kuba".

Këto janë fjalët e kreut të shtetit Brazilian në përgjigje të kritikave nga e bija e Alberto Bachelet, e cila para se të mbërrinte në OKB ishte presidente e Kilit për dy mandate jo të njëpasnjëshme dhe e vetmja grua që ka mbajtur këtë pozicion.

Deklarata e Bolsonaro bëhet edhe më e rëndë po të merret në konsideratë biografia e Bachelet: babai Alberto ishte gjeneral i aviacionit kilian dhe përgjegjës i zyrës për shpërndarjen e produkteve ushqimore nën presidencën e Salvador Allende. Ai ai nuk pranoi - pas grushtit të shtetit të Pinoçet - të rebelohet kundër presidentit dhe, për këtë arsye, u arrestua për tradhti, u burgos, u torturua dhe vdiq në vitin 1974 nga një atak në zemër, si pasojë e dhunës që pësoi. Dhe vetë Michelle Bachelet, së bashku me nënën e saj Angela Jeria, u arrestuan dhe u torturuan një vit më vonë, para mërgimit në Australi.

Komisionerja e Lartë u deklarua eshqetësuar për situatën në Brazil, duke theksuar dhunën e policisë dhe situatën e rëndë të të drejtave të njeriut në vendin e ‘sunduar’ nga Bolsonaro.

"Ai na akuzon se po ndëshkojmë policinë që vret njerëz në Brazil por ai nuk mbron të drejtat e njerëzve të pastrehëve".

Ish presidentja kiliane denoncoi në një konferencë për shtyp se "në gjysmën e parë të këtij viti, vetëm në Rio de Janeiro dhe São Paulo, 1291 njerëz u vranë nga policia".

Bolsonaro ka ‘luajtur’ gjithashtu me emrin e agjencisë së Kombeve të Bashkuara që merret me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të garantuara me ligj ndërkombëtar dhe të përfshira në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948, duke e quajtur atë ‘Agjenda e të drejtave të njeriut (i banditëve)’.

Presidenti brazilian në fakt, duke shtyrë diskutimin në Twitter, ka shkruar: ‘Bachelet ka vendosur të ndjekë linjën Macron dhe të ndërhyjë në punët tona të brendshme dhe sovranitetin Brazilian. Ajo sulmon Brazilin me axhendën e të drejtave të njeriut (të banditëve), duke sulmuar policët tanë të guximshëm, civil dhe ushtarak’.

I pyetur nga reporterët në lidhje me këto deklarata, në dalje të rezidencës presidenciale në Brasilia, Bolsonaro tha se ai nuk kishte asgjë tjetër për t'i thënë Bachelet, duke komentuar se "kur ka njerëz që nuk kanë asgjë për të bërë, ata i dërgojnë ata të ulen në kolltuqet e OKB”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 05/09/2019 14:46

    E majta social demokrate i dha zhvillmin me te madh europes per dusa dekada . Pabarazine e bjen kapitalizmi i eger qe nuk bazohet tek rregullat e tregut te lire por monopoleve qe mbysin ekonomite dhe rrisin urrejtjen. Shtresave siciale.Sit 99% e popullsise punojne per 1% . Ik laj b*then ka*id se dmbelizmin e sjell korrupsioni dhe klanet politike te korruptuara .

    Përgjigju
  • karidi: 05/09/2019 12:19

    e majta eshte helm global. nje politike e ngritur mbi sistemin e antivlerave. sulme ndaj te gjithe atyre qe dine te punojne dhe te pasurohen. nje politike qe fsheh koken mbas barazise, dhe i rremben voten dembeleve, promovon dhe pasuron vetem ata qe e promovojne. politikanet e majte globalisht jane oligarket dhe sundimtaret me te medhenj te rruzullit. industria e vetme e tyre eshte genjeshtra dhe propaganda. u shofte pergjithmone

    Përgjigju
    • Fredi: 05/09/2019 13:20

      Akoma ka njerëz që mendojnë se ka ende të majtë dhe të djathte?

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars